SHENDETESI
Vitamina D dhe skleroza multiple
25/10/2008 17:03
Fëmijët të cilët kanë mungesë të madhe të nivelit të vitaminës D, janë të rrezikuar për ta zhvilluat sklerozën multiple, njoftojnë shkencëtarët kanadezë.
Rezultatet e studimit të realizuar në Universitetin e Torontos bazohen nga të dhënat e grumbulluara prej 125 fëmijëve.
Këto të dhëna kanë treguar se një vit para diagnostikimit me sklerozë multiple, 68% e fëmijëve kanë nivel të ulët të vitaminës D.
Llogaritet se afër 2.5 milionë njerëz vuajnë nga skleroza multiple, e cila është nj...
>>
———
Boronica mbron eshtrat
25/10/2008 17:01
Osteoporoza pas menopauzës është shkaktari më i shpeshtë i humbjes së masës eshtërore të cilin e përcjell procesi normal i plakjes.
Studimet e mëparshme kanë treguar se pemët dhe perimet kanë ndikim mbrojtës tek eshtrat dhe kjo si meritë e substancave fitokimike të pranishme në to.
Boronica përmban substanca fitokimike të cilat mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, ndërsa studimet e fundit tregojnë se boronicat përveç ndikimit pozitiv në zemër (ku ndikojnë pozitivisht edhe kumbullat e thata), janë...
>>
———
Vitamina C mund tё ulё efektin e barnave antikanceroze
04/10/2008 08:22
Pёrdorimi i tepërt i vitaminës C mund ta zvogëlojё efektin e barnave tё cilat përdorёn nё terapinë e pengimit tё zhvillimit tё tumorit.
Hulumtimet kanё teguar se pas konsumimit tё barit i cili shkatërron qelizat tumorale sё bashku me vitaminën C nё formё tabletave, njё e treta deri nё 70% e qelizave tumorale kanё mbijetuar.
Shumё studime nё tё kaluarёn iu kanё rekomanduar pacientёve tё përdorin vitaminën C, pasi qё bёhet fjalё pёr njё antioksidues natyral i cili mund tё veprojё nё qelizat...
>>
———
Simptomat e diabetit mellito
16/09/2008 11:39
Kur 90% e qelizave beta te pankreasit jane te shkaterruara, organizmi nuk eshte me ne gjendje te rregulloje nivelet e sheqerit ne gjak dhe pacienti zhvillon disa simptoma klasike te diabetit.
- Etje e tepruar
- Urinim i tepruar
- Uri e tepruar
- Humbje peshe
- Lodhje
- Shikim i mjergullt, jo i qarte
- Glicemia e larte
- Sheqerera dhe ketone ne...
>>
———
"Molla E Dheut" Dhe Vlerat Ushqimore
16/09/2008 11:35
Patatja është shumë e pasur me karbohidrate (sheqer në trajtën e amidonit) dhe me lëndë azotike (proteina), me vitamina dhe kripëra minerale, etj. Siç dihet, karbohidratet (sheqernat) janë burimi kryesor i vlerës energjetike që ka nevojë njeriu. Rreth 60-65 % e kësaj vlere ditore plotësohet vetëm nga sheqernat. Një kilogram patate jep jep rreth 840 kkal, që janë gati sa një e treta e të gjitha kalorive ditore që ka nevojë njeriu i rritur. Vlera kalorike e patates është katër herë më e...
>>
———
Ushqimet që na kurojnë sëmundjet
16/09/2008 11:34
Mjekësia moderne duket të ketë një lidhje organike jo vetëm me frutat dhe perimet që konsumojnë në përditshmëri, por edhe me punën tonë, me oraret e gjumit, me konsumimin e sasisë së alkoolit, përdorimin e kremrave, ndryshimin e stinëve e çfarë është më e çuditshmja edhe me deodorantët apo parfumet që në shumë raste bëhen shkak për zhvillimin e sëmundjeve kanceroze të lëkurës.Pak janë ata që e dinë, se arrat dhe bajamet pakësojnë diabetin apo që punonjësve të zyrave iu kërcënohet një rrezik i...
>>
———
Vaji i Ullirit dhe ulliri
17/08/2008 01:29
Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, temsionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj.
Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishën kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.
Ibn Omeri transmeton hadithin e njohur: “Shërbehuni me vajin e ullirit...
>>
———
Trajtimi i migrenës me operacion
12/08/2008 01:16
Disa mjekët thonë se migrena nga e cila vuajnë rreth 30 milionë amerikanë, mund të trajtohet edhe me operacion. Shkencëtarët thonë se nëpërmjet një operacioni të thjeshtë në hundë, dhimbja e migrenës nuk kthehet më kurrë në 65 përqind të rasteve.
Kur Bonnie Murin e zënë dhimjet e migrenës, asaj i duket sikur do të vdesë. Nuk mund të bëjë asgjë, ilaçet shpesh nuk i bëjnë efekt.
Për 40 vjet ajo ka jetuar me dhimbje të tilla që i përsëriten të paktën 4 herë në javë. Ndonjëherë dhimjet...
>>
———
Migrena dhe mjekimi i saj ...
12/08/2008 01:14
Migrena është një ndër format më të përhapura të dhembjes së kokës dhe në 50 % të rasteve këta persona janë femrat.
Migrena ose hemikrania shkaktohet edhe nga mbyllja e enëve të gjakut (embolia) në tru, e cila vazhdon të zhvillohet më tej apo anon andej. Një mbyllje e këtillë është pasojë e dromcave të gjakut që përhapen me anë të gjakut (qarkullimit të gjakut). Ajo mund të shkaktohet edhe nga dominimi i sekrecioneve të trupit ose nga depërtimi i të ftohtit ose i nxehtësisë në sekrecionet e...
>>
———
Hepatiti
12/08/2008 01:12
Hepatiti
A. Njohuri fillestare
1. Hepatit = inflamacion i mëlçisë; shoqërohet me vdekje të hepatociteve.
2. Zverdhja (ikteri) është një nga shenjat e sëmundjes dhe është pasojë e kolestazës intrahepatike.
3. Gjithashtu shihen dhimbje barku, diarre, dobësi, mungesë oreksi, ethe.
4. Transaminazat janë të rritura. Transaminazat janë enzima të citoplazmës që çlirohen në gjak kur qelizat hepatike vdesin.
B. Hepatiti fulminant (hepatiti i rrufeshëm)
1. Hepatit fulminant = pamjaftueshmëri...
>>