SHENDETESI

Vitaminat B stabilizojnë qelizat nervore

12/12/2008 15:26
Vitaminat e grupit B janë esenciale për metabolizmin e qelizës si dhe për mirëmbajtjen e sistemit nervor qendror. Mjekët rekomandojnë konsumimin shtesë të B-kompleksit ose multivitaminave për të siguruar një sasi të nevoje të vitaminave B në organizëm, të cilat mund të ndihmojnë stabilizimin e membranës së qelizës nervore. Gjatë periudhave të ftohta, si për shembull gjatë dimrit, ekspertët këshillojnë marrjen e 2.000 njësive internacionale vitamina B, për të ndihmuar funksionimin më të mirë të...
>>

Dredhëzat ulin kolesterolin

12/12/2008 15:23
Shkencëtarët kanadezë kanë zbuluar një ushqim të jashtëzakonshëm për pacientët me hiperlipidemi (nivel të lartë të yndyrave në gjak), i cila njëkohësish është shumë e shijshëm dhe ka ndikim të mirë metabolik. Deri më tani, pacientët kanë konsumuar sojë, fibra të nxehtë ushqyes, fitosterole dhe produkte arrore, për të cilat supozohet se e ulin nivelin e kolesterolit në gjak. Megjithatë, tani ushqimeve të lartpërmendura, shkencëtarët kanadezë ua kanë shtuar edhe dredhëzat (450 gramë në ditë)....
>>

Vitamina E dhe ndezjet kronike

12/12/2008 15:21
Hulumtimet e fundit të zhvilluara në minj kanë treguar se vitamina E ul proceset oksiduese në qelizat e minjve. Vitamina E është zbuluar se ul edhe nivelin e së paku dy citokineve, të cilët janë substanca të rëndësishme ndërmjetësuese në sëmundjet inflamatore. Për këtë arsye, autorët e studimit llogarisin se konsumimi i mjaftueshëm i vitaminës E mund të jetë mjaft i dobishëm tek personat që vuajnë në inflamacionet (ndezjet) kronike, si për shembull tek të moshuarit ose tek të sëmurët me diabet...
>>

Dehja shton rrezikun për sulm në tru

12/12/2008 15:20
Shkencëtarët finlandezë paralajmërojnë se personat të cilët dehen kohë pas kohe kanë prirje më të madhe për të përjetuar sulm në tru. Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se konsumimi mesatar i alkoolit mund të zvogëlojë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe sulmin në tru. Mirëpo një hulumtim i ri, i realizuar në një periudhë kohore dhjetëvjeçare, ku kanë participuar 10.000 të rritur, ka treguar se madje edhe dehja e rrallë rrit në 56% rrezikun për sulm iskemik në tru.
>>

Hudhra, njё antibiotik natyral

12/12/2008 15:10
Hudhra, njё kokёr e vogël djegëse e afërt me qepën, ёshtё njё mbrojtje e shumёfishtё nga rreziqet pёr t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Sё pari, pёrbёrёsi aktiv tё hudhrës, allicina, relakson enёt e gjakut, duke reduktuar presionin e gjakut. Hudhra po ashtu ёshtё dëshmuar edhe klinikisht se ndihmon arteriet tё pastrohen nga kolesteroli, si edhe e bёn gjakun mё pak tё ‘ngjitshёm’ dhe mё pak tё prirё pёr tё krijuar mpiksje. Hudhra ka edhe veti tё fuqishme antibiotike dhe përdorimi i saj nё...
>>

Çaji i zi dhe kafja kundër diabetit

06/11/2008 17:38
Shkencëtarët kanë hulumtuar ndikimin e konsumimit të çajit të zi dhe çajit të gjelbër, dhe pastaj edhe të kafes, te 37.000 meshkuj dhe femra për një periudhë kohore pesëvjeçare. Rezultate kanë treguar se participantët të cili për çdo ditë kishin pirë katër e më shumë filxhanë kafe, ishin për 30% më pak të prirë për ta zhvilluar sëmundjen e sheqerit (diabetin tip 2). Ndërkohë që ky rrezik ishte për 14% më i ulët te pjesëmarrësit në studim të cilit kishin konsumuar së paku nga një gotë çaj të...
>>

Rrush kundër shtypjes së gjakut

06/11/2008 17:36
Ushqimi i pasur me substanca fitokimike (të ngjashme me ato të cilat janë të pranishme në rrush) mund ta zvogëlojnë shtypjen e rritur të gjakut të shkaktuar nga konsumimi i tepërt i kripës së kuzhinës. Meritorët për këtë ndikim pozitiv janë flavonoidet, të cilat zvogëlojnë shtypjen e gjakut , ose veprojnë në mënyrë direkte me anë të aktivitetit të tyre antioksidues mbi funksionin e qelizave. Me flavonoide janë të pasura edhe korja, edhe pulpa edhe farat e rrushit.
>>

Çaji i gjelbër mbron nga karcinoma e trurit

06/11/2008 17:32
Një studim i ri ka zbuluar se antioksiduesi i pranishëm në çajin e gjelbër ndihmon në luftën kundër karcinomës së trurit. Bëhet fjalë për epigalokatekin-3-galatin (EGCG), i cili është njëri nga katekinet më sasiorë i pranishëm në çaj. Edhe pse studimet janë realizuar në kulturat e qelizave, dhe ende jo te qelizat e organizmit, rezultatet e fituara janë shumë premtuese që ky antioksidues të ofrojë ndihmë për të parandaluar karcinomën trunore.
>>

Fëstëku ndihmon në uljen e kolesterolit të keq

25/10/2008 17:06
Frytet arrore (me lëvore të fortë), ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. A vlen kjo edhe për fëstëkun? Shkencëtarët kanë hulumtuar doza të ndryshme të këtyre fryteve brejtëse (10% dhe 20% të energjisë ditore) dhe rezultatet kanë treguar se edhe fëstëku, si edhe frytet e tjera nga ky grup, ka ndikim pozitiv në shëndet. Pas konsumimit të këtij fryti ka ardhur deri tek zvogëlimi i LDL kolesterolit (të keq), ndërsa doza më e madhe është treguar me efekt edhe më të madh. Hulumtuesit...
>>

Vitamina C ul shtypjen e gjakut

25/10/2008 17:04
 Disa studime tё reja italiane kanё zbuluar se dhënia e vitaminës C nё mёnyrё intravenoze mund ta zvogëlojё presionin e gjakut. Nё kёto studime kanё marrё pjesё 12 tё studiuar me presion tё rritur tё gjakut. Tё gjithё tё hulumtuarve u ёshtё dhёnё 3 gram vitaminё C. Rezultatet kanё treguar se ka pasur ulje tё presionit prej 7%, 5 minuta pas marrjes sё vitaminёs C. Shkencёtarёt mendojnë se vitamina C ul aktivitetin e tepruar tё sistemit nervor qendror, duke e zvogëluar nё kёtё mёnyrё...
>>
<< 2 | 3 | 4 | 5 | 6 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja