SHENDETESI
Edhe një efekt i dëmshëm i duhanpirjes në shtatzëni
05/10/2009 22:08
Fëmijët, nënat e të cilëve kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë, janë më të rrezikuar që të vuajnë nga simptomat psikotike, siç janë deluzioni dhe halucinacionet, njoftojnë shkencëtarët britanikë.
Në një studim ku janë përfshirë një grup fëmijësh 12-vjeçarë është treguar se këto simptoma ishin për 20 % më të shpeshta te fëmijët nënat e të cilëve kishin qenë duhanpirëse edhe gjatë shtatzënisë.
Shkencëtarët nga universitetet e Cardiffit, Nottinghamit, Bristolit dhe Warwickut, pohojnë se rreziku...
>>
———
Me çokollatë kundër migrenës
05/10/2009 22:07
Se çokollata përveç kënaqësisë është edhe një komponentë terapeutike, këtë e kanë vërtetuar shkencëtarët nga Universiteti i Missourit.
Në një studim të fundit ata kanë bërë të ditur se çokollata, e cila është e pasur me kakao, ul proceset e inflamacioneve neurologjike të lidhura me migrenën.
Migrena, një lloj karakteristik i kokëdhimbjes, prek 10-15% të popullatës, ndërsa femrat vuajnë dyfish më shumë se sa meshkujt.
Sipas rezultateve të studimit, konsumi i përditshëm dhe i vazhdueshëm i...
>>
———
Vitamina A forcon imunitetin
05/10/2009 22:05
Një studim i ri i realizuar te 36 persona ka treguar se vitamina A ndihmon në forcimin e imunitetit.
Në fakt, shkencëtarët kanë treguar se duke i shtuar ushqimit nga 240 miligramë vitaminë A në ditë, për një periudhë dyjavore, përmirësohet dukshëm aktivitetin e limfociteve T (qeliza imunitare).
Nga ana tjetër, kjo sasi e vitaminës A është e mjaftueshme që në mëlçi të deponohet sasi e vitaminës e nevojshme për mbajtjen e shikimit normal, shkruan studimi i botuar në revistën “British Journal of...
>>
———
Karnozina për shikim të mirë
14/08/2009 01:08
Një lajm i mirë vjen nga një ekip studiues italian: Karnozina mund ta parandalojë zhvillimin e njërit prej shkaktarëve më të shpeshtë të verbimit.
Shkencëtarët kanë zbuluar se karnozina (e cila është e pranishme në mish të kuq, mish të shpezëve dhe në peshk) mund ta parandalojë zhvillimin e kataraktit, ndërsa nëse sëmundja ekziston, atëherë mund ta shërojë atë.
Katarakti shkakton errësimin e thjerrëzës së syrit me anë të shtresimit të proteinës strukturale alfa-kristalinë në formacion...
>>
———
Tamiflu JO për fëmijët
14/08/2009 01:07
Barnat kundër gripit, siç është Tamiflu, nuk duhet t’iu ordinohen fëmijëve, pasi që ofrojnë më shumë efekte të dëmshme sesa të dobishme, njoftojnë shkencëtarët britanikë.
Autorët e studimit të botuar në faqen e British Medical Journal (BMJ), kanë kërkuar urgjentisht nga shëndetësia britanike që ta ndryshojë politikën e trajtimit kundër virusit të ri të gripit A (H1N1).
Këta ekspertë pohojnë se përshkrimi i Tamiflusë për një sëmundje relativisht jo-të rëndë, siç është gripi, nuk duhet t’iu...
>>
———
Me folate kundër hipertensionit
14/08/2009 01:06
Një studim i ri italian ka dëshmuar se lulelakra, lakra, marulja, egjëri etj., luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut, ndërsa ndihmojnë edhe si terapi te hipertensioni ekzistues dhe pandjeshmëria në insulinë.
Këto ushqime janë të pasura me folate, ndërsa gjatë studimit janë marrë nga 15 miligramë folate në ditë.
Rezultatet kanë treguar se konsumimi ditor i sasive të mëdha të acidit folik me anë të ushqimit, ul edhe shtypjen sistolike edhe atë diastolike, për...
>>
———
Sistemi imun mbron kancerin
14/08/2009 01:05
Sistemi imun i njeriut i detekton qelizat kancerogjene që në ditët e para të formimit të tumorit, por jo për t’i sulmuar ato, siç është menduar deri tash, por për t’i mbrojtur, si çdo qelizë tjetër të organizmit.
Hulumtimet e fundit në Universitetin Pierre et Marie Curie, kanë arritur në përfundim se paraqitja e qelizave të para kancerogjene nxit një reaksion te qeliza të caktuara të sistemit imunologjik, limfocitet T, të cilat shpejt drejtohet kah kanceri dhe i detektojnë qelizat e kancerit si...
>>
———
Pemët dhe perimet parandalojnë infeksionet respiratore
14/08/2009 01:04
Studimet e fundit të zhvilluara në 1000 shtatzëna kanë treguar veprimin mbrojtës të pemëve dhe perimeve, të cilat forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë mekanizmat mbrojtës.
Nevojat e shtatzënave për lëndë ushqyese edhe ashtu janë të rritura, ndërsa ato bëhen edhe më të ndjeshme kur janë të prekura nga patogjenë të ndryshëm të rrugëve respiratore (viruse dhe baktere).
Sipas hulumtimeve të fundit, konsumimi i përditshëm i shtatë pemëve dhe perimeve ul mundësinë e prekjes nga infeksione të ndryshme...
>>
———
Produktet e mishit JO për pacientët me veshka të sëmura
14/08/2009 01:03
Është e ditur se personat të cilët janë në dializë duhet të kenë kujdes në konsumimin e fosfateve dhe kaliumit.
Produkteve të mishit të papërpunuara termikisht, shpesh u shtohen aditivë të cilët përmbajnë sasi të madhe të fosforit dhe kaliumit.
Meqenëse këto elemente janë të rrezikshme për personat të cilët kanë probleme me veshka, autorët e një studimi të publikuar në revistën “Clinical Journal of the American Society Nephrology” rekomandojnë që pacientët që kanë problem me veshkat duhet të...
>>
———
Acidet omega-3-yndyrore të dobishme për zemër dhe enë të gjakut
14/08/2009 01:02
Studimet e reja vazhdojnë të sugjerojnë se acidet omega-3-yndyrore zvogëlojnë dukshëm rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe enët e gjakut.
Një studim i realizuar së fundmi te 81 të sëmurë nga diabeti tip 2, ka treguar se dhënia e suplementeve me acide omega-3-yndyrore zvogëlon nivelin e homocisteinës- që është njëri nga faktorët e rrezikshëm për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.
Rezultatet e publikuara në revistën “Nutrition, Metabolism & Cardiovascular Diseases”...
>>