Tamiflu JO për fëmijët

14/08/2009 01:07

Barnat kundër gripit, siç është Tamiflu, nuk duhet t’iu ordinohen fëmijëve, pasi që ofrojnë më shumë efekte të dëmshme sesa të dobishme, njoftojnë shkencëtarët britanikë.

Autorët e studimit të botuar në faqen e British Medical Journal (BMJ), kanë kërkuar urgjentisht nga shëndetësia britanike që ta ndryshojë politikën e trajtimit kundër virusit të ri të gripit A (H1N1).

Këta ekspertë pohojnë se përshkrimi i Tamiflusë për një sëmundje relativisht jo-të rëndë, siç është gripi, nuk duhet t’iu rekomandohet fëmijëve, për shkak të efekteve anësore të barit, përkundër se largon shumë shpejtë simptomat e gripit.

Edhe pse në Britani të Madhe, Tamiflu blihet pa recetë, hulumtimi i bazuar në krahasimet e dëmeve dhe dobive që shkakton ky bar, pohon se te disa fëmijë, Tamiflu mund të shkaktojë vjellje, dehidrim dhe komplikime tjera.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja