Shehadeti

30/06/2008 19:45

Me të vërtet shtylla e parë prej shtyllave të Islamit është dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veq Allahut dhe se Muhamedi a.s është rob dhe i dërguari i Tij.Ky është themeli mbi të cilin ngrihen të gjitha shtyllat e tjera të Islamit dhe dispozitat e tij.Nëse kjo shtyllë është e fortë dhe e shëndoshë do ti vlenin të gjitha punët e tjera të njeriut dhe do të ishin te pranueshne tek Allahu.E nëse kjo shtyllë nuk do të ishte e pranishme tek dikush,nuk do ti pranohej asnjë punë tjetër.Si shembullii atij njeriu të etur në shkretëtirë që sheh nga larg një imazh oazi(me uje)e kur shkon atje nuk sheh gje.Ose hiri i zjarrit që e shpërndan stuhia.E nëse mungon kjo shtyllë tek dikush ai jeton një jetë të vështirë e në botën tjetër nuk fiton asgjë veç pendimit e humbjes.    Dy dëshmitë kanë domethënien dhe gjërat që lidhen me to.Kjo fjalë duhet shqiptuar duke ia ditur kuptimin,si dhe duhet punuar me ato që i kërkon kjo fjalë,e nëse nuk plotësohen këto kushte nuk ka dobi shqiptimi i saj sa do i shpeshtë qoftë.Domethënia e fjalës La il-lahe i-la llah,është vërtetimi se nuk meriton askush tjetër të adhurohet veq Allahut,dhe cdo gjë tjetër me Të është e kotë sic thotë ajeti i 30 i sures Llukman"Kjo (dokumenton) se Allahu është Ai i vërteti dhe se ajo që ata adhurojn veq Tij është e kotë(gënjeshtër),e Allahu ështe Ai i Larti i Madhi" Ajo që lidhet me fjalën La il-lahe i-la llah është veqimi i Allahut në adhurim   e të mos adhurosh me Të asgjë.Nëse thua La il-lahe i-la llah,ke shfaqur distancimin nga gjdo gjë që adhurohet veq Allahut dhe ke vendosur ta adhurosh Allahun të vëtëm,të veprosh qfarë të urdhëron dhe të largohesh nga ajo qe të ndalon kjo fjalë.Mushrikët e Mekes e kishin kuptuar mjaftë mirë se kur Muhamedi a.s i thoshte:thuani La il-lahe i-la llah ,kjo për ta nënkuptonte jo vetëm të adhuronin Allahun por edhe ta braktisnin adhurimin ndaj putave.Prandaj ata nuk e shqiptuan dhe e mohuan këte fjalë duke thënë:A mendoni ai ti bëj zotat një Zot? Vërtet kjo është një gjë e quditshme.Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri tjetrit;vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, sepse kjo është një gjë e kurdisur.Ne nuk kemi dëgjuar diqka të këtille në popullin e fundit ;kjo nuk është gjë tjetër veq një trillim!"Sure Sad ajeti5-7  Domethënia e La il-lahe il-la llah, i bëri zotat një Zot të vetëm dhe e largoi adhurimin e gjdo gjëje tjetër me Të.Mushrikët e asaj kohe të cilët ishin arab dhe njihnin mirë gjuhën e tyre e kuptuan domethënien e kësaj fjale,kurse adhuruesit e varreve sot nuk e kuptojnë domethënien e La il-lahe il-la llah,dhe nuk i veprojnë ato që i kërkon kjo fjalë .Për këte arsye e shqiptojnë shehadetin por i adhurojnë të vdekurit .Mushrikët e parë e kishin kuptuar domethënien e La il-lahe il-la llah,më mirë se adhuruesit e varreve që edhe pse e shqiptojnë këtë fjalë,përsëri u drejtohen të tjerëve vec Allahut duke iu lutur Aliut Hysejnit,Abdyl Kadrit etj veq tyre.U kërkojnë ndihmë të vdekurve për plotësimin e nevojave dhe largimin e vështërsive ,bëjnë tavaf tek varret e tyre,presin kubana për ta,atëher q'kuptim ka kjo fjalë per ta e c'dobi kanë prej kësaj?Por me të vërtet ata janë popull që nuk logjikojn.
  Thotë Allahu në Kur'an   " E harruan Allahun e Allahu i harroi ata" sure Teube 67 si dhe ajeti 37 po në suren EL TEUBE"...atyre u janë hijeshuar veprat e tyre të këqija.Po Allahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin mohues".
Prej asaj që kërkon dëshmia La il-lahe il-la llah ,është kryereja e fjalës e cila është shtylla e dytë e islamit pas dy dëshmive.Thotë Allahu në suren Et Teube ajeti 11" Po, nëse ata pendohen e falin namazin ,e japin zekatin,atëher i keni vëllezer në fe.Ne sqarojmë argumentet për ata njerëz që kuptojnë."
Gjithashtu prej atyre c'ka kërkon kjo fjalë është dhënia e zekatit,agjërimi i Ramazanit,shkuarja në haxh nëse ka mundësi,kërkon ti kryesh të gjitha obligimet e fesë dhe të lësh gjërat e ndaluara.Iu thua një herë Hasan El Basriut r.a se disa njerëz thonë:kush thotë La il-lahe il-la llah,hyn në xhenet.Ai tha:Kush thotë LA IL-LAHE IL LLAH,ia jep asaj të drejtat e veta dhe kryen obligimet që ka ndaj saj hyn në xhenet.Kur u pyet Uah bin Munbih se a është fjala LA IL-LAHE   IL- LA LLAH,celsi i xhenetit? Ai the:Po, porse cdo celës ka dhëmbë, e nëse vjen me celësin   me dhembë e hap derën,e nëse e ke pa dhëmbë nuk e hap dot.Ashtu sikurse shirku i madh e kundërshton dhe e mohon fjalën LA IL-LAHE IL-LA LLAH,ashtu edhe gjynahet e pakësojnë shpërblimin e kësaj fjale tek njeriu,në varësi të gjynahit që ky njeri vepron.Kërkohet prej muslimanit që kur ta thotë këtë fjalë ta dijë kuptimin e saj dhe të veproj me atë që kërkon kjo fjalë,qoftë në pamjen e mbrendshme apo te jashtme.Gjithashtu të përqëndrohet në të.Allahu thotë në suren ZUHRUF ajeti i 80 "Ata që i adhuruan pos tij,nuk mund të ndërmjetesojnë për veq kush e dëshmoi të vërtetën e ata e dinë."kuptimi i fjalës dëshmoi të vërtetën,do të thotë:tha LA IL-LAHE IL-LA LLAH.Ndërsa kuptimi i fjalës ,"e ata e dinë"e dinë zemrat e tyre për cka dëshmuan gjuhët e tyre.Pra kini frikë Allahun,mësojeni dhe dijeni kuptimin e fjalës LA IL-LAHE IL-LA LLAH,dhe punoni atë që ajo kërkon.Dijeni se nuk mjafton vetëm shqiptimi i saj pa e ditur kuptimin e saj,pa besuar atë që ajo tregon dhe pa e vepruar atë që ajo kërkon.Vetëm shqiptimi nuk i benë dobi njeriut.Thotë Allahu në suren ENBIJA ajeti25"nuk kemi dërguar asnjë të dërguar para teje vetëm se i kemi shpallur se nuk ka të adhuruar tjetër veq Meje,pra më adhuroni."

                                        LIGJERATA E DYTE
Falendërimi i takon Allahut i cili e dërgoi profetin e Tij me udhëzim e me fenë e drejtë që të nzjerrë ata (fenë)triumfuese,e mjafton Allahu si dëshmitar.Dëshmoj se veq Allahut nuk ka Zot tjetër që me të drejtë meriton të adhurohet.Eshtë i Vetëm i pa shoq duke e pranuar këtë   e duke e njesuar (Allahun).Dëshmoj se Muhamedi a.s është rob dhe i dërguari i Tij,falja e Allahut dhe paqja e Tij qofshin mbi të,familjen dhe shokët e tij.Kuptimi i fjalës Esh-shhedu enne muhemmede resulullah është pranimi se Muhamedi a.s   është i dërguar prej Allahut,e themi këtë duke besuar me zemër.Ajo që këkohet prej kësaj dëshmie është:
1)-Bindja ndaj profetit qka ka urdhëruar.
2)-Besimi në atë që ka thënë.
3)-Largimi prej asaj që e ka ndaluar.
4)-Të mos adhurohet Allahu vetëm se me atë mënyre që i dërguari e ka adhuruar Atë.Pra nëse dëshmon se i dërguari i Allahut bëhet obligim për ty t'i bindesh atij ne qfarë ka urdhëruar,dhe ti largohesh asaj që e ka ndaluar.Ta besosh atë që tregoi dhe lajmëroi për Allahun,për të fshehtat,për të kaluarën qoftë apo për të ardhmen ky njoftim.Të mos afrohesh tek Allahu me ndonjë menyrë apo ibadet që është jashtë mënyrës së ibadetit të Muhamedit a.s.Domethënë tu largohesh shpikjeve në fe si dhe thënieve të cilat bien në kundërshtim me veprën e të dërguarit a.s.Cdo njërit nga njerëzit merret dhe i lihet thënia me përjashtim të Muhamedit a.s.Thotë Imam Maliku r.h:Cdo njeri prej nesh është refuzues apo i refuzuar përveq njeriut të këtij varri(d.m.th profeti a.s)Gjithashtu Imam Muhamed bin Idris Esh-SHafi r.h:"të gjithë dijetarët Islam ranë dakord se kujt i qartësohet dicka prej sunetit të Profetit a.s se takon atij që ta lërë atë   prej thënies së dikujt".Poashtu ka thënë Imam Ahmet bin Hambeli r.h:"Bëj qudi me një popull   që mësojnë transmetuesit e hadithit dhe vërtetësinë e tij pastaj marrin mendimin e Sufjanit(një dijetar shumë i madhë,e Allahu në Kur'an thotë:"...prandaj,le të ruhen ata që e kundërshtojnë rrugën e tij se ata do ti zë ndonjë telash (fitne),ose do t,i gadasë dënimi i idhët ".A e dini se cdo të thotë telashe (fitne)e përmendur në ajetin e mësipërm?El-fitne është shirku.Mbase personit i cili refuzon dicka prej thënies së profetit a.s,mund ti mbetet në zemrën e tij pakënaqësi,urrejtje dhe kjo është shkak që se   ky person të largohet nga e vërteta.Allahu në Kur'an thotë:c'ka tju japë pejgamberi,merreni e cka t'ju ndaloi,përmbahuni dhe kini frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër."Kini frikë Allahun e madhëruar,bindjuni Atij dhe dijeni se në të vërtet fjala më saktë është libri i Allahut e udhëzimi më i mirë është ai i Muhamedit a.s.
Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja