Sekretet e besimit te njërit në fatin dhe mbështetja e tij në Allahun

25/07/2009 11:00

 Mbështetja në Allahun është një cilësi e veçantë e besimtarëve të cilët kanë besim të thellë, të cilët mund të çmojnë fuqinë e Allahut, dhe të cilët janë të afërt me Allahun. Ka sekrete të rëndësishme dhe të mira në mbështetjen në Allahun. Mbështetja në Allahun nënkupton një bindshmëri dhe besim të caktuar në Allahun dhe në fatin që Ai e krijon. Allahu i ka krijuar të gjitha krijesat, shtazët, bimët, sikur që i ka krijuar edhe sendet e pa jetë -- secilin me synimin ose fatin e tij. Dielli, hëna, detrat, liqenjët, drunjët, lulet, milingonen e vogël, çdo gjethe që bjen, çdo njëren grimcë të pluhurit në tavolinen tënde, një gurë në të cilin ti merr thue, këmishen të cilën ti e ke blerë dhjetë vjet më parë, pjeshkën në frigoriferin tënd, nënën tënde, shokët e tu të shkollës fillore, ty -- me pak fjalë çdo gjë ka fatin e tij i cili është paracaktuar miliona vite më parë në shikimin e Allahut. Fati i çdo krijese është i shenuar në libër, i cili është quajtur në Kur’an ’’Nëna e Librit’’. Momenti i vdekjës, momenti i rëmjes së gjethës më të imët, momentin kur pjeshka në frigoriferin tënd fillon të kalbet, dhe të gjitha fazat e gurit gjer sa ti merr thua në të- me pak fjalë, çdo ngjarje, e rëndësishëme ose e parëndësishëme - është e shënuar në këtë libër.

Besimtarët kanë besim në fatin dhe ata e dijnë se Allahu e ka krijuar fatin e tyre në variantën më të mirë për ta. Kjo është pse, në çdo moment të jetës së tyre, ata mbeshteten në Allahun. Me fjalë të tjera, ata e dijnë se Allahu krijon të gjitha ngjarjet me pajtim me qëllimin e parashikuar dhe se ne çkado që Allahu krijon ka të mira. Psh ngjitja e ndonjë sëmundje vdekjeprurëse, konfrontimi me një armik të pamëshirëshem dhe të papelqyeshëm, të qenit i nënshtruar akuzimeve të pavërteta pavarësisht nga ajo se jeni i pafajshëm, ose takimin me ngjarjet më trishtuese që ndokush mund t’i paramendojë, nuk e levizin besimin e besimtarëve as që shkakton ndonjë frikë në zemrat e tyre. Ata e mirëpresin çka Allahu ka krijuar për ta. Besimtarët nxjerrin kënaqësi të madhe për takimin e situatave të cilat zakonisht i tmerrojnë ose ju sjellin dëshprim jobesimtarëve. Kjo është për arsye se edhe skenari më tmerrues është planifikue përpara prej Allahut për me i sprovue ata. Ata të cilët ju përgjigjen këtyre situatave me palëkundëshmeri dhe mbështeten në Allahun dhe në fatin që Ai krijon, do të meritojnë dashuri dhe përfitime të kënaqësive te Allahu. Ata e fitojnë xhennetin për gjithmonë. Prandaj, besimtarët pëlqejnë komoditetin dhe kënaqësinë në mbështetjen në Allahun gjatë tërë jetës së tyre. Kjo është një e mirë dhe sekret që Allahu u a zbulon besimtarëve. Allahu thotë në Kur’an se:

 

Atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten (Ali-Imran: 159)

 

Pejgamberi i Allahut (saas) gjithashtu e ka theksuar këtë kur ai tha:

Një robë i Allahut nuk ka besim të vertetë përderisa ai te mos besojë në fatin (me anët e mira dhe të kqija të tij) dhe të dijë se ai nuk mund të parandalojë diçka që i ndodh atij (e mir a e keqë) dhe se ai nuk mund të nxen diçka që i ka kaluar (e mirë a e keqë)4

 

Edhe një pikë e përmendur në Kur’an për mbështetjen në Allahun është ‘’marrja e paramasave‘’. Kur’ani na informon neve për paramasa të shumta të cilat besimtarët mund t’i marrin në situata të ndryshme. Në shumë ajete, Allahu gjithashtu tregon sekretin se ato paramasa të cilat janë pranuar si formë e adhurimit ndaj Allahut, nuk mund ta ndrrojnë fatin. Profeti Jakupi (as) i ka këshillua bijët e tij që të marrin disa paramasa gjersa të hyjnë në qytet, por pastaj ai ja u përkujtojë atyre që të mbeshtetën në Allahun. Ky ajetë i përshtatëshëm është si vijonë:

 

Po ai (Jakubi) tha: “O bijt e mij, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t'i mbështeten ata që besuan. (Jusuf: 67)

 

Sikur që shihet nga fjalet e Profetit Jakupit (as) besimtarët pa dyshimë marrin masa paraprake, por ata e dinë se nuk mundën të ndrrojnë atë që Allahu e ka vendosur për ta. Psh një përson duhet t’i respektojë rregullat e trafikut e jo të vozisë pa kujdes. Kjo është një paramasë e rëndsishëme dhe një formë e adhurimit e kryer për jetën e tij por edhe për të tjerëve. Sidoqoftë, nëse Allahu ka vendosur që ai përson të vdesë në aksident të veturës, kurrfarë paramasash nuk mund të mirren që ai të shpetojë. Nganjëherë një veprim paraprak mund të duket se atij përsoni i ka mundsuar të shpetojë nga vdekja. Ose dikush mund të marr një vendim kritik, i cili e ndërron tërë anën e jetës së tij; ose dikush mund të shpetojë nga një sëmundje vdekjeprurëse duke treguar forcën dhe rezistencën e tij. Sidoqoftë, të gjitha këto ndodhin për arsye se Allahu e ka urdhëruar kështu. Disa njërz i keqinterpretojnë ngjarjet e tilla si ‘’kapërcim i fatit të ndonjërit’’ ose ‘’ndryshim i fatit të ndonjërit’’. Por, kurrkush, as edhe ai përson që duket më i fuqishmi dhe më i vendosuri në botë, nuk mund të ndrrojë atë që e ka urdhëruar Allahu. Asnjë njëri nuk ka asi fuqie. Në të kundërten, çdo gjallesë është e pafuqishme përpara urdhërit të Allahut. Fakti se disa përsona nuk e pranojnë faktin, nuk e alarmon të vërteten. Në fakt, mohimi i fesë nga ata është urdhëruar gjithashtu. Allahu e shpallë këtë në Kur’an si vijonë:

 

Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë. Ashtu që të mos dëshproheni tepër për atë që u ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve. (Hadid: 22-23)

 

Siç u tha në ajetin e mësipërm, çdo ngjarje që ndodhë është e paracaktuar dhe e shkruar në libër në shikimin e Allahut. Prandaj, Allahu i thotë njëriut mos të ankohet për atë që ka mund t’i ketë kaluar atij. Psh një përson që e humbë tërë pasurinë e tij në zjarr apo në një sprovë ekspërimentale tregtare, kjo humbje është sepse ashtu është vendosur, është e pamundshme për të që të pengojë që keto të ndodhin. Kështu që, do të ishte e pakuptimt që të ketë arsye për ankime në këso humbje. Allahu i sprovon njerëzit me ngjarje të ndryshme të cilat janë vendosur për ta. Ata të cilët mbështetën në Allahun kur të takojnë asi ngjarjesh fitojnë kënaqësi dhe dashurinë e Allahut. Ata të cilët nuk mbështeten në Allahun, në anën tjetër, kurrë nuk do të lirohen nga problemet, shqetësimet dhe hidhërimet gjat tërë jetës së tyre në këtë botë, dhe do të jenë të dënuar përgjithmonë në ahiret. është e qartë si kristali se mbështetja e ndonjërit në Allahun është dobi dhe rahati në të dy botrat në këtë dhe në ahiret. Me anë të shpalljes së këtyre sekreteve besimtarëve, Allahu i ka lehtësuar ata nga veshtirësitë dhe i ka shpërblyer në sproven e tyre në këtë botë me jëtë të lehtë.

 

Burimi:
Disa sekrete te Kur`anit - Harun Yahya 

Hit Counter by Digits

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja