Rruga pa krye e teorisë së mutacionit

01/07/2009 21:18

 Një rrjedhim tjetër i teorisë së evolucionit, e cila ka shpenzuar kohën e shkencës, ishte ndjekja e kotë pas “mutacioneve të dobishme”. Mutacionet janë ndryshime që ndodhin në kodin gjenetik të një organizmi si efekt i rrezatimit apo kimikateve. Edhe pse evolucionistët pohojnë se gjallesat evoluan nga mutacionet, mutacionet janë pothuajse gjithmonë të dëmshme dhe nuk kanë efekt tjetër përveç shkaktimit të çrregullimeve në organizëm. Rrjedhja radioaktive në Çernobil është një tregues i efekteve të dëmshme të mutacionit. Si pasojë e kësaj katastrofe, shumë njerëz vuajnë nga sëmundje të tilla si leuçemia apo jonormalitete në lindje.

Pavarësisht nga efektet negative të mutacionit, neo-Darvinizmi ka parashtruar dy “mekanizma evolucionarë” një prej të cilëve është mutacioni. Prandaj shkencëtarët u përpoqën të provojnë se mutacionet mund të krijojnë efekte të dobishme tek gjallesat. Megjithatë, siç e kemi shpjeguar më lart, mutacionet janë gjithnjë të dëmshme dhe nuk është parë kurrë të ketë pasur ndonjë efekt evolutiv.

Evolucionistët ndërtuan modele artificialë mutacioni dhe punuan për dekada për të vëzhguar një mutacion të dobishëm. Për shembull, mizat e frutave iu nënshtruan disa herë mutacionit me shpresën se ato mund të jepnin një “mutacion që përmirësonte kodin gjenetik”. Rezultati ishte një dështim total. Evolucionisti Majkëll Pitman bëri shënimet e mëposhtme rreth eksperimenteve të gjera, por pa rezultat, mbi mutacionet:

Morgan, Goldshmit, Myler dhe gjenetistë të tjerë i kanë trajtuar mizat e frutave në kushte ekstreme të të nxehtit, të ftohtit, dritës, errësirës dhe trajtime të tjera me kimikate dhe rrezatim. U prodhuan praktikisht të gjitha llojet e mutacioneve. Evolucion i bërë nga njeriu? Në të vërtetë, jo: Pak nga përbindëshat e gjenetistëve mundën të mbijetonin jashtë enëve ku kishin ardhur në jetë. Praktikisht, mutantët ngordhin, janë sterilë ose priren të egërsohen. 24)

Evolucionisti i famshëm Gordon Teilor gjithashtu citoi se 50 vjet u humbën për eksperimentet e mutacioneve.

Në të gjitha qindra eksperimentet mbi mizat të kryera në mbarë botën për më shumë se 50 vjet, nuk është parë të zhvillohet asnjë specie e re…. madje as edhe një enzimë e re. 25)

Diskutimet evolucionare në fusha të tjera të shkencës nuk kanë qenë ndryshe nga ky. Pavarësisht, evolucionistët mbrojnë Darvinin dhe pastaj i paraqesin këmbënguljet e tyre si “këmëbëngulje shkencore”. Por ajo që ata praktikojnë nuk është këmbëngulje shkencore, por rezistencë ndaj shkencës.

 

Pengesa prej mbetjeve fosile

 

Një shembull tjetër i humbjes së kohës që teoria e evolucionit i shkaktoi shkencës është qorrsokaku ku u fut paleontologjia. Nuk ka dyshim se studimet paleontologe janë esenciale në sqarimin tonë rreth historisë së jetës në tokë. Por konceptet e gabuara të teorisë së evolucionit patën një efekt negativ në kërkimet e fosileve dhe i çuan në rrugë të shtrembër shkencëtarët. Veçanërisht, disa paleontologë hasën mjaft vështirësi në investigimin e “origjinës së njeriut”: të gjitha kërkimet për të zbuluar një krijesë gjysëm-majmun/gjysëm-njeri kanë qenë një harxhim kohe i vërtetë.

Duhet të përmendet se gërmimet e fosileve kryhen në kushte shumë të vështira dhe nevojitin buxhet të madh. Gërmimet e bëra në një shekull e gjysëm në rajone të tilla si shkretëtira afrikane nga skuadra të mëdha kërkuesish, duke i mbajtur kampet për muaj të tërë nën diellin përvëlues dhe me buxhet që shkonte në biliona dollarë, nuk kanë paraqitur rezultate konkrete. Kërkuesi i njohur i fosileve Riçard Likei dhe shkrimtari i famshëm i shkencës Roxher Ljuin bënë komentet e mëposhtme rreth mosrezultateve të studimeve të tyre:Nëse dikush do vendoste në një dhomë të gjitha mbetjet fosile të zbuluara deri tani të paraardhësve tanë që jetuan le të themi nga një deri në pesë milion vjet më parë, atij do t’i duheshin afërsisht dy tavolina mbi të cilat t’i shpërndajë ato. Madje, nëse nuk do bëhej dot kjo, një kuti e gjërë këpucësh do ishte mëse e mjaftueshme për të mbartur të gjitha gjetjet fosile të hominidëve të periudhës ndërmjet 6 deri 15 milion vjet më parë! 26)Të gjitha këto ishin një shpenzim i kohës, njohurive, punës, parave dhe burimeve, gabimisht të kryera nën emrin e “shkencës”. Në mbarë botën, qindra universitete, institucione dhe organizata shkencore, miliona shkencëtarë, instruktorë e studentë, laboratorë, teknikë, pajisje teknike dhe burime të panumërta janë sakrifikuar në shërbim të një thënieje të rremë. Rezultati i fundit është me pak fjalë asgjë dhe për më tepër zbulime të reja vazhdojnë të shfaqin falsitetin e hipotezës së evolucionit. Shkencëtari evolucionist S. J. Xhons shpjegon në një artikull të publikuar në revistën Natyra studimin e kërkimeve fosile rreth origjinës së njeriut:Paleoantropologjistët duket se po kompensojnë mungesën e fosileve me një furi të tepruar dhe kjo duhet të jetë shkenca e vetme në të cilën është akoma e mundur të bëhesh i famshëm vetëm duke dhënë një opinion. Siç mund të thoshte një cinik, në paleontologjinë njerëzore konsensusi varet nga ai që bërtet më shumë. 27) Humbjet që i shkaktuan shkencës ata që mohojnë “Modelimin Perfekt në natyrë” Të mohosh faktin e krijimit, pra “modelimin” në natyrë, aktualisht do të thotë të pengosh kërkimin shkencor. Një shkencëtar, që është i kujdesshëm ndaj ekzistencës së një përcaktimi në natyrë, i merr përsipër studimet e tij me qëllimin e vëzhgimit të këtij projektimi dhe shkaqet e tij. Kurse një evolucionist nuk do mund të ketë këtë qëllim pasi ai e konsideron natyrën si një grumbull i paqëllimshëm lënde. Fizikanti dhe filozofi amerikan Uilliam Dembski është një shkencëtar tjetër që pranon se ka një “modelim” në natyrë. Dembski citon se këndvështrimi evolucionar, duke mohuar ekzistencën e një qëllimi në natyrë, e lë prapa përparimin shkencor. Si shembull për këtë ai i referohet termit “ADN e pavlefshme” të evolucionistëve. (Sipas një hipoteze të shkencëtarëve evolucionistë në këtë përfshihen pjesë të ADN-së që nuk përmbajnë ndonjë informacion gjenetik dhe si rrjedhim nuk ka ndonjë funksion të dukshëm gjenetik). Dembski komenton:… Modelimi nuk është një frenues i shkencës. Në të vërtetë modelimi mund të nxisë kërkimet ku përafrimet tradicionale evolucioniste i pengojnë ato. Konsideroni termin “ADN e pavlefshme”. Kuptohet se në këtë term është idea se, meqë bashkësia e gjeneve të një organizmi është krijuar nëpërmjet një procesi të gjatë, jodirekt, evolucionar, atehërë këto gjene janë një bashkim pjesësh nga e cila vetëm një pjesë e kufizuar është e rëndësishme për organizmin. Pra nga pikëpamja evolucioniste duhet të presim një sasi ADN-je të padobishme. N.q.s., nga ana tjetër, organizmat modelohen, ne duhet të presim sa më shumë ADN funksionante. Dhe vërtetë, gjetjet e fundit pohojnë se ta përcaktosh ADN-në si të pavlefshme kjo thjesht mbulon mangësinë e njohurive tona rreth funksionimit të saj. Për shembull, në një artikull të kohëve të fundit të Gazetës së Biologjisë Teorike, Xhon Bodnar përshkruan se si "AND-ja jokoduese në gjenet eukariote kodon një gjuhë që programon rritjen dhe zhvillimin e organizmit." Modelimi i nxit shkencëtarët të kërkojnë funksionin ndërsa evolucioni bën të kundërtën…Të pranosh modelimin brenda shkencës, kjo vetëm mund të pasurojë iniciativën shkencore. Të gjitha mjetet e vërteta dhe të provuara të shkencës do mbeteshin të pacënuara. Por modelimi shton edhe një mjet tjetër në shportën e mjeteve shpjeguese të shkencëtarit. Për më tepër, modelimi zhvillon një bashkësi të tërë pyetjesh mbi kërkimin shkencor. Sapo të pranojmë se diçka është modeluar, ne do duam të dimë si është prodhuar ajo, në ç’shtrirje ky projekt është më optimal dhe kush është qëllimi i tij. 28)Padyshim, pranimi i faktit se gjallesat janë krijuar nga Zoti hap horizonte të reja të shkencës si dhe ndihmon të kuptosh më mirë natyrën. Megjithatë, shkencëtarët materialistë duke mohuar fuqinë krijuese të Zotit thonë se të gjitha format e jetës në natyrë erdhën si rezultat i ngjarjeve të rastësishme. Sipas tyre ekzistenca e “modelimeve jonormale” apo i “produkteve të panevojshme” është mëse normale në një univers që është rezultat i rastësive. Gjatë viteve kjo pikëpamje ka shkaktuar një interpretim jo të duhur të shumë të dhënave shkencore dhe parandaloi zbulimin e shumë fakteve të reja. Për shembull, një shkencëtar materialist duke ekzaminuar një pupël, që ka gjetur në natyrë, dhe duke parë strukturën asimetrike të puplës, vendos se ajo ka një formë të shtrembër pasi ajo u krijua rastësisht. Si rrjedhim ai nuk e ndjen të nevojshme të studiojë natyrën asimetrike të puplës. Për një shkencëtar që beson se Zoti krijoi çdo formë jete për një shkak të caktuar dhe me një modelim perfekt, vetia e asimetrisë të puplave të zogjve është një trajtim i rëndësishëm që ia vlen të ekzaminohet. Një shkencëtar që fillon punën e tij me këto prirje do zbulojë se forma asimetrike e puplave të zogjve është e nevojshme për fluturimin dhe se zogjtë me pupla simetrike nuk janë në gjendje të fluturojnë. Shembuj të tillë janë të zakonshëm në botën e shkencës. Shkencëtarët që studiuan bletët patën një eksperiencë të ngjashme. Disa shkencëtarë, pasi llogaritën këndet e hojeve të koshereve, panë se këndet e dy dhomëzave ngjitur ndryshonin nga këndi optimal me 0.020. (Matjet treguan se këndet e formuara nga bletët janë 109.28 dhe 70.32 gradë. Nga llogaritje shumë të ndërlikuara, u përcaktua nga matematicieni Kënig se këndet optimalë për këtë qëllim duhet të ishin 109.26 dhe 70.34 gradë.) Shkencëtarët që punuan mbi këtë temë arritën në përfundimin se bletët gabonin me këtë fraksion të minutit. Matematicieni skocez Kolin Meklorin (1698-1746), i pakënaqur nga ky shpjegim, vendosi të kryente vetë një vëzhgim të ri dhe të detajuar mbi çështjen. Ai tregoi se, si pasojë e një gabimi të lehtë shtypi të tabelave logaritmike, rezultati i përftuar më parë ndryshonte me saktësisht dy minuta të këndit. 29) Kështu u zbulua se bletët e kishin llogaritur këndin optimal saktësisht, dhe jo shkencëtarët!Një person që njeh faktin se Zoti i krijoi të gjitha gjallesat në një formë perfekte nuk supozon kurrë se ka një jonormalitet në modelimin e një objekti në natyrë. Ai di se çdo detaj është krijuar nga Zoti për një arsye të caktuar. Një keqkuptim tjetër, pasojë e shkencëtarëve që nuk besojnë në krijimin e Zotit, ka të bëjë përsëri me bletët. Numri i 12 tetorit 1996 të revistës Shkencëtari i Ri përmban një fragment nga Ben Kristëll ku ai aprovon se bletët i rrahin flatrat e tyre më tepër se ç’duhet dhe kështu fluturimi i tyre është jorendimentar. Sipas këtij artikulli bletët i rrahin flatrat herë shpejt e herë më ngadalë por duke fluturuar me të njëjtën shpejtësi, dhe kështu ato harxhojnë energji kur i rrahin më shpejt. Sipas autorit, ky ishte një gabim në modelim.Një skuadër e Universitetit të shtetit të Arizonës e udhëhequr nga Xhon Herrison, ka botuar tek Shkenca (1996, vëll. 274, f. 88) gjetjet kërkimore që sugjerojnë se ka arsye të vlefshme në ndryshimin e frekuencave të rrahjes së flatrave të bletëve. U matën temperatura e trupit të bletës, shpejtësia e rrahjes së flatrave dhe shpejtësia e ndryshimit të metabolizmit të saj duke ndryshuar temperaturën e ambjentit. Me rritjen e temperaturës nga 20°C në 40°C, frekuenca e rrahjes zvogëlohej. Kërkimet zbuluan se bletët i rrahin flatrat e tyre më ngadalë në mot të ngrohtë ndërsa më shpejt në mot të ftohtë. Por, nuk kishte ndryshim në shpejtësinë e tyre të fluturimit. Ato e mbanin ngrohtë trupin e tyre duke përdor energjinë e çliruar nga rrahja më frekuente e flatrave. Si përfundim u zbulua se flatrat e bletëve kishin një funksion të dyfishtë: fluturimin dhe gjenerimin e nxehtësisë.Një shtrembërim tjetër i parashtruar nga shkencëtarët evolucionistë, që nuk besojnë se Zoti krijoi gjallesat përsosmërisht në formën e tyre, është falsiteti i “organeve rudimentare”. Evolucionistët, sipas të cilëve të gjitha gjallesat evoluan rastësisht nga një paraardhës, besojnë se ekziston një numër “organesh jo-funksionale” në trupin e njeriut, të trashëguar nga paraardhësit, të cilët janë bërë rudimentare me kalimin e kohës meqë nuk përdoreshin më. Shkencëtarët që nuk besojnë në aftësinë krijuese të Zotit, i shkaktuan një hutim të dëmshëm studimit të këtyre organeve, që ata i konsideruan si mosfunksionalë. Me përparimin e shkencës u kuptua se këto organe, në fakt janë vitale për trupin e njeriut. Pakësimi gradual i listës së gjatë të organeve rudimentare të evolucionistëve ishte treguesi më i mirë se sa e metë ishte kjo premisë, e cila pengoi përparimin e shkencës. Vetë një evolucionist, S. R. Skading, e diskutoi këtë fakt në artikullin e tij të titulluar “Mund të jenë organet rudimentare provë e evolucionit?”, i botuar në revistën Teoria Evolucionare:Meqë është e pamundur të identifikosh qartësisht struktura të padobishme dhe meqë struktura e argumentit në fjalë nuk është e vlefshme shkencërisht, unë arrij në përfundimin se “organet rudimentare” nuk paraqesin provë specifike për teorinë e evolucionit. 30)Lista e organeve rudimentare e kompiluar nga anatomisti gjerman R. Viders’haim në vitin 1895 përbëhej nga afërsisht 100 organe, përfshirë apandesitin dhe kërbishtin. Me zhvillimin e shkencës numri i organeve në këtë listë u zvogëlua gradualisht dhe u zbulua se këto organe në fakt kishin funksione shumë të rëndësishme në trupin e njeriut. Për shembull, u zbulua se apandesiti, që supozohej të ishte “organ rudimentar”, në të vërtetë ishte një organ limfoid që parandalonte infeksionet në trup. Gjithashtu u zbulua se bajamet në fyt, të përfshira edhe këto në listë, kishin një rol mbrojtës të fytit kundër infeksioneve, sidomos deri në adoleshencë. U gjet se kërbishti, i ndodhur në fund të kollonës vertebrale, mban kockat rreth komblikut dhe është pika mbajtëse e disa muskujve të vegjël. Në vitet në vijim u kuptua se timusi nxit sistemin imunitar në trupin e njeriut duke aktivizuar qelizat T, gjendra e epifizës është e nevojshme për sekretimin e disa hormoneve të rëndësishme dhe u zbuluan dhe funksionet e shumë organeve të tjera të supozuara jo-funksionante. Pala gjysëm-hënore e syrit, që konsiderohej si rudimentare nga Darvini, në fakt shërben për pastrimin dhe lubrifikimin e vetullave.Të gjitha këto shembuj çojnë tek një fakt: që kërkimi shkencor të jetë efektiv dhe i shpejtë, duhet që ai të bazohet mbi një kusht paraprak. Zoti krijoi çdogjë për një arsye të caktuar me një modelim të pametë dhe të paimitueshëm. Prandaj, qëllimi i vëzhgimit të natyrës nga një shkencëtar duhet të jetë zbulimi i detajeve në këtë përsosmëri tek të gjitha gjërat dhe eksplorimi i arsyeve të fshehura në çdo fenomen me të cilin ndeshet.  Efekti negativ mbi shkencëtarët evolucionistë dhe ateistë i njohjes së faktit se përpjekjet e tyre ishin të kota Në fakt, kryerja e kërkimeve dhe studimeve të zgjeruara të hipotezave falso dhe jorezultative, është gjithashtu një humbje emocionale për shkencëtarët evolucionistë. Kur ata arritën në përfundimin se shumica e kërkimeve tek të cilat ata përkushtuan jetët e tyre ishin të kota dhe të padobishme, u dëshpëruan shumë. Të kryesh kërkime shkencore nevojitet disiplinë e madhe dhe vetësakrifikim. Të bëjnë eksperimente dhe vëzhgime në laborator për një premisë që e dinë se nuk do t’i çojë gjëkundi dhe të zbulosh se është e vërtetë krejt e kundërta e hipotezës që duan të provojnë, është padyshim mërzi e madhe për shkencëtarë të tillë. Në librin e tij, Kutia e Zezë e Darvinit, ku shpjegohet mosvlershmëria shkencore e Darvinizmit, biokimisti i njohur amerikan Majkëll Behe përshkruan psikologjinë e shkencëtarëve evolucionistë përballë realitetit të dukshëm të “modelimit” në qelizat e gjalla:Në katër dekadat e fundit biokimia moderne ka zbuluar sekretet e qelizës. Përparimi u arrit me vështirësi. U deshën dhjetra mijëra njerëz që t’i përkushtonin pjesën më të mirë të jetës së tyre punës së vazhdueshme në laborator… Rezultati i këtyre përpjekjeve të përbashkëta për të hetuar mbi qelizën – të vëzhgosh jetën në nivel molekular – është një thërritje e qartë e me zë të lartë e “modelimit!” Ky rezultat është aq i pastër dhe i kuptimtë saqë mund të renditet ndër ngjarjet më të mëdha të historisë së shkencës. Ky triumf i shkencës duhet të provokojë britmën “Eureka!” nga dhjetë mijë zëra. Por kjo nuk ndodhi, madje as duartrokitje nuk u dëgjuan. Përkundrazi, një heshtje e çuditshme, e ndrojtur, rrethon të gjithë kompleksitetin e qelizës. Kur hapet kjo temë në publik, këmbët fillojnë disi të dridhen dhe frymëmarrja shtohet. Veçmas, njerëzit janë më të qetë; shumë prej tyre e pranojnë çfarë është evidente por pastaj ulin shikimin, tundin kokën dhe e anashkalojnë. Pse komuniteti shkencor nuk e përqafon me zell zbulimin e tij shokues? Pse vëzhgimi i modelimit mbahet me doreza intelektuale? Dilema është se ndërsa njëra anë e çështjes emërtohet modelim inteligjent, ana tjetër duhet të emërtohet Zot. 31)Disa evolucionistë në komunitetin shkencor e kanë pranuar se vuajnë prej këtij dëshpërimi. Për shembull, paleontologu evolucionist, Dr. Kolin Petërson, paleontologu kryesor i Muzeut Britanik të Historisë Natyrore dhe autor i librit Evolucioni, bëri komentet e mëposhtme të famshme me rastin e hapjes së Muzeut të Historisë Natyrore të Nju Jorkut:Pyetja është: A mund të më thuash ndonjë gjë që di rreth evolucionit, ndonjë gjë që të jetë e vërtetë? E kam bërë këtë pyetje para stafit të gjeologjisë të Muzeut Mineral të Historisë Natyrore dhe gjithçka mora si përgjigje ishte heshtje… Pastaj u përmenda dhe kuptova se gjatë gjithë jetës time jam mashtruar duke e marrë evolucionizmin si një të vërtetë të mirëqenë. 32)Në të njëjtin fjalim, Petërson gjithashtu citoi:Një nga arsyet që kam filluar të kem këtë qëndrim anti-evolucionar, ose më mirë ta quajmë një qëndrim jo-evolucionar, ishte kur vitin e kaluar kuptova papritmas se kisha mbi njëzet vjet që mendoja se punoja për evolucionin, në njëfarë mënyre. U zgjova një mëngjes, diçka kish ndodhur natën dhe më shokoi fakti se kisha punuar mbi njëzet vjet dhe nuk kishte asgjë për të cilën të kisha dijeni. Është tronditje e vërtetë të mësosh që dikush mund të jetë për një kohë kaq të gjatë i çorientuar. 33)Evolucionisti, Dr. N. Heribert Nilson, Drejtor i Institutit Botanik i Universitetit Lund, Suedi, pranoi se kish harxhuar mbi 40 vjet për asgjë, duke shtuar: “Përpjekjet e mia 40 vjeçare për të treguar evolucionin nëpërmjet një eksperimenti dështuan plotësisht.” 34)Këta shembuj individualë tregojnë si ka vuajtur shkenca duke ndjekur një teori false. Për dekada njohuritë, koha, energjia, puna, laboratorët, asistentët dhe burimet financiare të mijëra shkencëtarëve kanë humbur në një përpjekje të shtirur për të mbështetur mitin e evolucionit. Ç’është më interesante, jo vetëm evolucionistët e ditëve tona por edhe vetë Çarls Darvin, themeluesi i teorisë, shpesh shqetësohej se mos “shpenzonte kot kohën e tij” dhe se “në fund do zhgënjehej”. Darvini fliste shpesh për shqetësimet e tij mbi këtë pikë në letrat që i dërgonte miqve të tij ose në artikujt e tij. Në një prej tyre ai pohoi se nuk ka prova në natyrë që të mbështesin teorinë ë tij:E gjithë natyra është kapriçoze dhe nuk do bëjë atë që do doja unë. 35)Mungesa e vetëbesimit të Darvinit manifestohet edhe në fjalët e tij të mëposhtme:Sidoqoftë, dyshoj nëse puna ime (shkrimi i Origjina e specieve) ia vlente harxhimin e gjithë asaj kohe. 36)Qartë, nëse një teori false mbrohet vetëm për arsye ideologjike, ajo shkakton edhe mjerim dhe dëshpërim mes propozuesve të saj. Të tilla janë pasojat e paevitueshme të vendosjes së shkencës drejt rrjedhës së gabuar. 

Humbjet që i shkaktuan shkencës mashtrimet e evolucionistëve

 Meqë evolucionistët nuk ishin në gjendje të gjenin prova për të mbështetur teorinë e tyre, ata herë pas here mashtronin njerëzimin duke shtrembëruar gjetjet e tyre shkencore. Nga mashtrimet më të famshme ka qenë skandali i “Njeriut të Piltdaun-it”. Në pamundësi të zbulimit të fosileve të krijesave të supozuara gjysëm-majmun/gjysëm-njeri, që sipas tyre ekzistonin, evolucionistët vendosën më në fund të prodhojnë një vetë. Duke montuar nofullën e një orangutani me një kafkë njeriu dhe duke i dhënë atij një pamje të datuar duke e trajtuar me lloje kimikatesh, për vite më rradhë ata e prezantuan këtë kafkë në muzeumin më të famshëm të botës, si “paraardhësi i njeriut”. F. Klark Hauell, vetë evolucionist, përshkruan kështu pengesat që i solli shkencës ky mashtrim:U zbulua në vitin 1953 se Piltdaun nuk ishte asgjë më shumë se një nofull majmuni e ngjitur pas një kafke njeriu. Ishte një mashtrim i qëllimtë. Ata nuk e dalluan as nofullën që ishte e një majmuni e as kafkën të ishte njerëzore. Për më tepër ata e deklaruan çdo pjesë të tij si një ndërmjetës mes majmunit dhe njeriut. E datuan si të ishte 500.000 vjeçar, i dhanë një emër (Eoantropus Dausan ose ‘Njeriu i agimit’) dhe shkruan rreth 500 libra mbi të. ‘Zbulimi’ i gënjeu paleontologët për 45 vjet. 37)Fjalët e këtij shkencëtari janë vërtetë mbresëlënëse. Një pjesë e “të ashtuquajturës provë”, “gënjeu” komunitetin shkencor për 40 vjet. Fakti se 500 libra u shkruan për një kafkë të rremë është një tregues i shkëlqyer i përpjekjeve të bëra për kapriçio. Fajtori i një mashtrimi tjetër, Ernest Hekel, jo vetëm që rrëfeu falsifikimet e tij, por gjithashtu përmendi dhe shtrembërimet e kryera nga kolegët e tij me qëllim për të fajësuar ideologjitë e tyre të ndryshme:Pas këtij rrëfimi kompromentues për “falsifikim”, detyrohem ta konsideroja veten të dënuar dhe të shkatërruar nëse nuk do ngushëllohesha të shikoja pranë meje në bankën e të akuzuarve qindra kolegë fajtorë, ndërmjet të cilëve dhe vëzhguesit më besnikë dhe biologët më të vlerësuar. Pjesa më e madhe e të gjitha diagramave nëpër librat më të mirë të biologjisë, shkrimet dhe gazetat do të akuzoheshin me të njëjtën shkallë akuze për “falsifikim”, pasi të gjitha ato janë të pasakta dhe pak a shumë janë meremetuar, skematizuar dhe ndërtuar. 38)Përpjekjet për të përputhur vëzhgimet, eksperimentet dhe kërkimet me evolucionin, mbulimin e të vërtetave apo paraqitjen e shtrembër e tyre kanë qenë një pengesë serioze për përparimin e shkencës. Shkrimtari evolucionist, U. R. Tomson e pranoi këtë fakt me këto fjalë, edhe pse jo drejtpërsëdrejti:Kjo situatë, ku shkencëtarët garojnë në mbrojtje të një doktrine të cilën ata nuk janë në gjendje ta përcaktojnë shkencërisht, e më pak akoma ta vërtetojnë rigorozisht, duke u përpjekur të ruajnë vlerat e saj para publikut me anë të shtypjes së kriticizmit dhe eliminimit të vështirësive, është jonormale dhe e padëshirueshme për shkencën. 39)Ç’është më interesante, të gjitha studimet dhe eksperimentet e kryera prej evolucionistëve me qëllim vërtetimin e evolucionit, përfundimisht japin prova që mbështesin faktin e krijimit.  Arritjet Shkencore Gjithmonë Vërtetojnë Faktin e Krijimin Edhe Pse Evolucionistët Nuk e Pranojnë Siç e përmendëm dhe në fillim të këtij kapitulli, kur shkenca udhëhiqet nga ideologji të gabuara, shpenzohen më kot kohë, para dhe punë. Që nga shekulli i 18-të, shkenca ka qenë nën influencën e materialistëve dhe pothuajse të gjitha kërkimet synonin gjetjen e provave shkencore për filozofinë materialiste. Kështu, provat shkencore kundër kësaj filozofie fshiheshin ose paraqiteshin në një mënyrë të devijuar.Për më tepër, çdo studim apo eksperiment i kryer nga evolucionistët për të vërtetuar evolucionin, nxirrte prova të mëtejshme në mbështetje të krijimit. Shkenca është relativisht e thjeshtë dhe pa probleme për ata që besojnë në ekzistencën e Zotit. Të hetosh mbi një fenomen që e di se ekziston dhe të kërkosh prova për këtë, nuk duhet të jetë shqetësuese për shkencëtarët. Përkundrazi, të kërkosh prova jo-ekzistente është “e lodhshme” dhe “e mërzitshme”, siç e pohojnë ata vetë.Një nga shembujt më të bujshëm për këtë, janë gjetjet paleontologjike të Erës Kambriane. Ky është emri i dhënë kësaj periudhe që është vlerësuar të ketë filluar 550 milionë vjet më parë dhe në të cilën janë vëzhguar shenjat e para të jetës. Të gjitha format e jetës që ekzistonin në këtë periudhë ishin gjallesa plotësisht të zhvilluara që zotëronin sisteme mjaft komplekse. Për shembull, një krijesë e veçantë e quajtur trilobit, zotëronte një strukturë të komplikuar syri të përbërë. E formuar nga 100 lente, kjo strukturë syri është e njëjtë me atë të disa insetkeve të sotëm si pilivesa. Ç’është “shqetësuese” për evolucionistët, është fakti se këto krijesa, me struktura kaq komplekse, shfaqen përnjëherësh në këtë kohë dhe pa ndonjë paraardhës. Këto fakte shkencore tregojnë qartë Krijimin.Zoologu i njohur britanik Riçard Dokins, tregon kështu se si zbulimet shkencore janë vazhdimisht në mbrojtje të faktit të krijimit:Për shembull, shtresat Kambriane të shkëmbinjve, rreth 600 milion vjet më parë, janë shtresat më të vjetrat në të cilat ne gjejmë pjesën më të madhe të grupeve të jovertebrorëve. Dhe shumicën prej tyre, herën e parë që shfaqen, e gjejmë në një gjendje të avancuar evolucioni. Është sikur ato të kishin mbirë aty, pa ndonjë histori evolucionare. Është e panevojshme të thuhet por kjo shfaqje e papritur i ka kënaqur pa masë ata që besojnë në Krijimin. 40)Kjo gjendje “mosrezultatshmërie” në fushën e paleontologjisë, është një nga pengesat më të rënda që has teoria e evolucionit. Siç e kemi pohuar vazhdimisht, shkencëtarët evolucionistë janë përpjekur për dekada të tëra në kërkim të formave të ndërmjetme (një kafshë e supozuar ndërmjet dy llojeve të ndryshme), për të provuar evolucionin. Por ata nuk kanë pasur kurrë një rezultat konkret, pasi krijesa të tilla nuk kanë ekzistuar ndonjëherë mbi Tokë. Paleontologu evolucionist Mark Xarneski komenton kështu dështimin e evolucionistëve në gjetjen e fosileve të formave të ndërmjetme:Një nga problemet kryesore në vërtetimin e teorisë kanë qenë mbetjet fosile; gjurmë speciesh të zhdukura të ruajtura në formacionet gjeologjike të Tokës. Këto ruajtje nuk kanë zbuluar kurrë gjurmë të varianteve të ndërmjetme hipotetike të Darvinit – në fakt speciet shfaqen dhe zhduken papritur dhe kjo anomali ka ndezur argumentin e besimtarëve se çdo specie është krijuar nga Zoti. 41)Të lexosh ndërmjet thënieve të disa evolucionistëve shihet se çdo ecejake në kërkim të justifikimit shkencor për evolucionin ka përfunduar pa sukses dhe jo në ndonjë rezultat të caktuar. Përkundrazi, çdo studim i prirë nga shkencëtarë evolucionistë për të konfirmuar nocionin që çdogjë u krijua rastësisht, çon drejt një të vërtete të qartë: e vërteta se të gjitha gjallesat janë krijuar pa të meta nga Zoti, Zotëruesi i qiejve dhe i tokës. Përfundime Mjedisi që na rrethon dhe universi në të cilin jetojmë na japin shenja të shumta të faktit të krijimit. Sistemi mahnitës i një mushkonje, arti madhështor në pendët e palloit, një organ funksional i përkryer dhe komleks si syri dhe miliona forma të tjera jete janë shenja të ekzistencës së Zotit dhe dijes e urtësisë së Tij supreme për njerësit që besojnë. Një shkencëtar që pranon krijimin si fakt e shikon natyrën nga ky këndvështrim dhe përfiton mjaft kënaqësi në çdo vëzhgim që bën apo eksperiment, duke u frymëzuar kështu për studime të mëtejshme.Nga ana tjetër, të besosh në një mit si evolucioni dhe të mbështetësh atë pavarësisht nga gjetjet shkencore, çon në një gjendje emocionale të dëshpëruar. Harmonia e universit dhe modelimi i gjallesave bëhet burim i madh shqetësimesh për ta. Fjalët e mëposhtme të Darvinit na ofrojnë një vështrim të shpejtë brenda ndjenjave të shumë evolucionistëve:Më kujtohet mirë koha kur mendimi i strukturës së syrit më drithëronte, por e mposhta atë fazë ankimesh…megjithatë tani hollësi të vogla të kësaj strukture shpesh më bëjnë të ndjehem jo rehat. Pamja e një pende të bishtit të palloit, sa herë që e fiksoj, më sëmur! 42)Pendët e palloit, si dhe shenja të tjera të panumërta të krijimit në natyrë, vazhdojnë t’i mundin evolucionistët. Duke bërë një sy qorr para këtyre mrekullive të qarta, ata bien në kundërshtim para këtyre të vërtetave, të shoqëruar me një gjendje mohimi mendor. Një rast i mirë në këtë pikë është evolucionisti Riçard Dokins që shkon aq larg sa u thërret të krishterëve të mos e pranojnë se kanë qenë dëshmitarë të një mrekullie edhe sikur të shikonin statujën e Virgjëreshës Maria duke i përshëndetur me dorë. Sipas Dokins, “Ndoshta të gjitha atomet e krahut të statujës ndodhën të lëviznin bashkë në të njëjtin drejtim – një ngjarje me probabilitet të ulët për të qenë i sigurt, por e mundshme.” 43)Që shkenca të bëjë përpara, këta personazhe të shekullit të 19-të duhet të lihen mënjanë dhe vendin e tyre ta marrin shkencëtarë me mendime të lira, të gatshëm për të pranuar faktet që ata kuptojnë. 

Burimi:
Kur`ani prin rrugen drejt shkences
Harun Yahya

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja