Roli i kripës në hipertension
14/08/2009 01:00Personat që vuajnë nga tensioni i rritur i gjakut dhe të cilëve nuk iu ndihmojnë as barnat e ndryshme, sigurisht se konsumojnë shumë kripë në organizëm, shkruan revista mjekësore Hypertension.
Pasi te të hulumtuarit me të ashtuquajturin hipersenzitivitet rezistent, në mënyrë drastike u reduktua konsumimi i kripërave në 1.15 gram në ditë, ka ardhur deri te një ulje befasisht e madhe e presionit të gjakut, kanë bërë të ditur shkencëtarët nga University of Queensland.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 12 të hulumtuar të cilët kanë marrë mesatarisht 3,4 barnash për kontrollimin e presionit të gjakut.
Organizata botërore e shëndetësisë preferon një konsumim ditor të kripërave prej më pak se 5 gramë, por banorët e vendeve të zhvilluara mesatarisht konsumojnë 9-12 gram kripë në ditë.
———
Back