Rabini dhe familja e tij kaluan në Islam

09/11/2008 19:08

Rabini çifut me nënshtetësi turke dhe familja e tij kanë kaluar në Islam, një veprim jo i përditshëm mes çifutëve të Turqisë.

Rabini çifut me nënshtetësi turke dhe familja e tij kanë kaluar në Islam, një veprim jo i përditshëm mes çifutëve të Turqisë, - ka bërë të ditur gazeta turke Hürriyet.
Për herë të parë në historinë e çifutëve të Turqisë një rabin bëhet musliman me familjen e tij.

Aaron Kohen, së bashku me bashkëshorten Flori Kohen dhe të bijën Meira, në tetor, ka deklaruar botërisht shehadetin (se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe i dërguari i Tij) dhe ka zgjedhur fenë islame.

Aaron Kohen ka lutur muftiun e kuartit të Stambollit Beyoglu që të organizojë ceremoninë e kalimit të tij dhe të familjes së tij në Islam.

"I respektoj të tri fetë. Islami është feja e vetme që i pranon të gjitha të tjerat. Thelbi (esenca) i mësimeve të tri feve monoteiste përmbahet në Kur'an. Zgjodha Islamin sepse desha që të dorëzohem para Zotit si besimtar i plotë. Kam dhe ushqej dashuri dhe respekt të madh ndaj Pejgamberit, Muhammmedit a.s.", - ka deklaruar Kohen duke shpjeguar për çfarë arsye kishte vendosur të pranonte islamin.

Kohen ka punuar në sinagogën Neva Shalom në Stamboll për 36 vjet. Ai ka deklaruar se i ka vizituar shpesh kishat dhe xhamitë. Ai thotë se bashkësia çifute e Turqisë ka qenë e befasuar me vendimin e tij. "Disa kanë reaguar shumë ashpër. Kanë filluar që të thurin intriga kundër meje" - thotë Kohen, duke shtuar: "Por nuk shqetësohem edhe aq shumë për reagimet e tyre. Qetësia e brendshme që ndiej është më e rëndësishme."

Përktheu: A. S.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja