Pyetje & Pergjegjie

16/08/2008 15:25

 

FUTJA E UJIT NE GOJE NGA AGJERUESI

Pyetje:Ne qofte se agjeruesi fut ujin ne goje a hunde dhe pastaj uji hyn ne fyt pa qellim,a prishet agjerimi?
Pergjigje:Ne qofte se ai fut ujin ne goje a hunde dhe pastaj uji kalon mbrenda ne trup,agjerimi nuk prishet,ngaqe kjo eshte bere pa qellim.Argument per kete jane fjalet e Allahut:"Mirpo ate qe paten per qellim zemrat tuaja".

MARRJA E GJAKUT NGA AGJERUESI

Pyetje:Si eshte vendimi i sheriatit per marrje te gjakut nga agjeruesi gjate Ramazanit per shkak te analizave mjekesore?

Pergjegje:Ky lloj i analizave nuk prish agjerimin ,sepse kete e ka bere per shkak te nevojes qe ka pasur,dhe kjo nuk hyn ne ato gjera qe prishin agjerimin ,te cilat jane cekur ne sheriatin e paster.

VENIA E BARNAVE ME PIKA NE SY A E PRISH AGJERIMIN?

Pyetje:A e prish agjerimin perdorimi i pikave ne sy?

Pergjegje:Perdorimi i pikave ne sy nuk e prish agjerimin ,edhe pse ne kete vendim ka mos pajtim mes dijetaresh ,saqe disa prej tyre thone se nese shija e tyre ndihet ne fyt prish agjerimin .Mirpo, e verteta eshte se kjo nuk e prish agjerimin ,sepse nuk mund te kaloje nga syri ne fyt.Pra mendimi i sakte eshte se kjo nuk e prish agjerimin ,pa marre parasysh a vendosen pikat ne sy a ne vesh.

VENDIMI I SHERIATIT NDAJ MARRJES SE INJEKSIONIT NE DITE TE RAMAZANI

Pyetje:A e prish agjerimin marrja e gjilperes ose injeksioni per shkak te semundjes?

Pergjegje:Injeksioni qe merret per sherim eshte dy llojesh:njeri ushqen trupin dhe kjo eshte sikurse te hash dhe te pish,prandaj ky lloj injeksioni prish agjerimin.
        Ndersa lloji i dyte jane injeksionet qe merren per sherim,te cilat nuk ushqejne trupin ,prandaj ky lloj nuk e prish agjerimin ,meqe marrja e tij nuk ushqen trupin.

VENDIMI I SHERIATIT NDAJ AGJERUESIT QE HANE NE HARRESE

Pyetje:Cili eshte vendimi mi sheriatit ndaj agjeruesit qe ha ose pi ne harrese,dhe ai qe sheh agjeruesin duke ngrene a duke pire a duhet ta perkujtoje ate?

Pergjegje:Kush ha ose pi ne harrese,agjerimi i tij nuk prishet.Mirpo sapo ti bjere ne mend ai duhet te largohet nga ushqimi,gjithashtu duhet te largoje edhe ate kafshate qe ka ne goje.

Hit Counter by Digits

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja