Pse t’i shtoni çajit limon?
13/06/2009 00:19Arsyeja kryesore që njerëzit i shtojnë çajit limon në të shumtën e rasteve është për shkak të aromës dhe shijes më të mirë, mirëpo kjo shprehi mund të ofrojë edh dobi shtesë.
Çaji përmban antioksiduesit shumë të rëndësishëm për organizmin- katekine (që zvogëlojnë plakat aterosklerotike dhe kanë veprim antikancerogjen), të cilët në sasi më të madhe janë të pranishëm në çajin e gjelbër dhe të bardhë dhe më pak në çajin e zi.
Katekinet në çaj nuk janë stabile në ambient jo-acidik, siç janë p.sh. zorrët e holla, për këtë arsye gjatë tretjes humben 80% të katekineve.
Mirëpo, një studim i ri tregon se humbja e katekineve mund të pengohet nëse çajit i shtohet limoni.
———
Back