PËRSE PRIFTI PROTESTANT, RABINI ÇIFUT DHE NJË GJYSHE GJERMANE E PRANUAN FENË ISLAME?

08/10/2008 15:30

Feja Islame është fe e mbarë njerëzimit, fe e shpallur nga i Madhi Zot, Krijues i çdo krijese. Është një fe pa mitologji, pa kler e pa hierarki. Mësimet e kësaj feje janë të përsosura, të thjesh­ta, të arsyeshme e të dobishme për të gjithë. Ato bazo-hen në Librin e Shenjtë, Kur’anin, i cili na mëson të lutemi: “O Zoti im! Më shto diturinë.” (20:114). Atyre që u shtohet ditu-ria, kuptohet nëse përpiqen për të, u është shtuar mirësia e madhe, këta e kanë më lehtë për ta pranuar Fenë Islame. Përse? Sepse janë më të kuptueshëm dhe kuptueshmëria e tyre ua gjen rrugën për t’i udhëzuar drejt Zotit. All-llahu i Madhëru­eshëm urdhëron e thotë:



“Atyre që u është dhënë dituria, e dinë se kjo që të është shpallur ty është nga Zoti, është e vërte-të dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të Lav­dishmit.” (Kur’ani, 34:6)



E Vërteta Islame që iu shpall Muhammedit (a.s.) në formën e plotësuar, përfundimtare dhe të përso­sur, udhëzon çdo ditë për në Rrugën e Drejtë të Zotit Fuqiplotë e të Lavdishëm, edhe prijës fetarë të krish­terë, çifutë dhe zonja të moshuara. Kur dëshiron Zoti, çdo gjë bëhet!



Quhej Philip John Halford. Në moshën 63 vje­çare e pranoi Fenë Islame dhe tani ka emër të ri, Abdul Ehad. Ky burrë anglez kishte kryer Fakul­tetin Teologjik dhe kishte shërbyer si prift protestant më se dyzet vjet!



Kur e pyetën se për ç’arsye e ndërroi fenë, z. Abdul Ehad tha: “E kuptova se Islami është Fe e Vërtetë dhe u bëra musli­man. Në vitin 1988 për herë të parë u njoha me Fenë Islame. Bëra analiza të the­lla për veçoritë e Krishterimit dhe të Islamit. Intere­simi im u shtua kur i dëgjoja ligjëratat me përmbajtje isla­me, të cilat i zhvillonin vëllezërit muslimanë.



Përmes tyre u lidha me Qendrën Islame në qytetin e Bir­mingenit të Anglisë. Fillova ta studioj Kur’anin me të vetmin qëllim: që të njihem për së afërmi, nga vetë burimi, me Fenë Isla­me... dhe aty e gjeta Qetësinë Shpirtërore...!”



Më në fund, ish-prifti protestant z. Philip John Halford, kurse tash me emrin e ri musliman, Abdul Ehad, tha: “Edhe pse isha i edukuar që nga fëmijëria në frymën e krishterë, kurrë nuk munda ta pranoj idenë se Krishti është bir i Zotit. Mendoj se shumica e besimtarëve të krishterë nuk janë asnjëherë të si­gurtë në besimin e tyre...”



Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe me shembjen e ko­munizmit, në ish-republikat sovjetike numri i besimtarëve po shto­het, sidomos numri i besimtarëve të Fesë Islame. Po, kjo tani është dukuri normale, pasi liria e besimit është e garantuar me ligj për të gjithë. Por a mund të jetë normale që Fenë Isla-me ta pranojë një rabin çifut, prijës fetar, i cili kishte shërbyer në një sinagogë tridhjetë vjet me radhë?



Dihet urrejtja e çifutëve ndaj të gjitha besimeve, e sidomos ndaj Besimit Islam, sepse ata e konsi­de­rojnë veten si “Popull i zgjedhur”. Atëherë, pranimi i Fesë Islame nga një hebre nuk është tjetër veçse një bekim, një udhëzim nga All-llahu, i Cili është Burim i Dashurisë, Mëshirës e Dritës. Ai nxjerr nga errësira në dritë kë të dëshirojë...!



Muslimani i ri, ish-rabini çifut, pasi e pranoi Fenë Islame, e ndë­rroi emrin dhe tani quhet Ibrahim Ismail. Meqë kishte zë të bukur, të lartë e tingëllues, z. Ibrahim Ismaili e caktuan muedh-dhin (myezin) në Xhaminë e Madhe, në qytetin Marge­lanu të Uzbekistanit. Këtë detyrë, sa të shenjtë aq edhe fisnike, ai po e kryen me nder e me përkushtim.



Një zonjë gjermane, pasi e pranoi Fenë Islame, tha: “Një ditë, djali im me sy të përlotur më tha: “Nuk dua të jem më i krishterë. Unë dëshiroj të bëhem musliman, të kaloj në Fenë Islame. Edhe ti, nëna ime e dashur, duhet t’i bashkohesh kësaj fe­­je, bashkë me mua!”



Kaluan vite dhe erdha në përfundim se Feja Is­lame është Fe e Vërtetë! Për këtë fe së pari dëgjova nga djali im, kur më erdhi i përlotur e më tha: “Nuk dua më të jem i krishterë...!”



Pasi e studiova Fenë Islame thellësisht, menjë­herë e refu­zova të rrefyerit, pagëzimin, shenjtërinë e Papës...! Besimi për Trininë (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë) ish­te i papranueshëm për mua, jobindës, qysh kur isha e re, që në moshën një­zetvje-çare.



Me ndihmën dhe në praninë e imamit të Xha­misë së Berlinit thashë Fjalën e Dëshmisë:



“S’ka zot tjetër përveç All-llahut dhe Muham­medi (a.s.) është i Dërguari i Tij”.



Kështu edhe zyrtarisht u bëra muslimane, dhe ta­ni quhem Amina Mosler. Jam tejet e gëzuar, fatlume dhe kam qetësinë e duhur. Kështu si jam e falën­de­roj All-llahun që më udhëzoi. Sot unë jam një gjyshe e lumtur, sepse kam një nip i cili është mus­liman i lindur...!”
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja