Perjashtimi nga Agjerimi!
16/08/2008 15:34
Nga agjërimi janë të liruar:
1.Fëmijët nën moshën e pubertetit(pjekurisë)
2.Njerëzitë e cmendur të cilët janë të papërgjegjshëm për atë që kanë bërë.Njerëzitë e këtyre kategorive janë të përjashtuar nga agjërimi ose ndonjë zëvendësim .
3.Njerëzitë në moshë të vjetër (burra dhe gra)dhe shëndetligë të cilët nuk mund të përballojnë agjërimin.Këta njerëz jenë të liruar nga agjërimi,por ata duhet të përpjeken ,të paktën të ushqejnë një të varfër së paku një racion ditor,ose kompensimin e saj me të holla për këtë vlerë.
4.Njerëzitë e sëmurë,shëndeti i të cilëve nuk e përballon agjërimin,nuk janë të obliguar ta bëjnë këtë.
5.Udhëtarët mund të prishin agjërimin përkohësishtë deri sa ata janë në udhëtim,por duhet ta kompensojnë atë më vonë ditë me ditë.
6.Gratë shtatëzëna dhe gratë që janë duke i ushqyer fëmijët e tyre me gji,ato mund të prishin agjërimin ,nëse agjërimi dëmton ato ose fëmijët e tyre.Këto ditë duhet të zëvendësohen më vonë.
7.Gratë në periudhën e menstruacioneve duhet patjetër ta shtyejnë agjërimin deri sa të shërohen dhe më pastaj ti kompensojnë ditët e lëna me ditë.
Agjërimi i ndonjë dite të Ramazanit bëhet i pavlefshëm nëse qëllimisht hamë,pimë,pimë duhan ose kemi mardhënie intime gjatë ditës.Agjërimin e prishë edhe marrja e qfardo gjëje përmes gojës apo qfardo pjese të mbrendshme të trupit.Dhe nëse kjo është bëre me qëllim dhe pa arsye të qëndrueshme ,ky është një mëkat i madh.Ndërsa,nëse ndokush,hanë ose pinë diqka që zakonishtë e prishë agjërimin,por që këtë e ka bërë nga harresa,agjërimi i tij mbetet i vlefshëm.