Pemët dhe perimet parandalojnë infeksionet respiratore

14/08/2009 01:04

Studimet e fundit të zhvilluara në 1000 shtatzëna kanë treguar veprimin mbrojtës të pemëve dhe perimeve, të cilat forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë mekanizmat mbrojtës.

Nevojat e shtatzënave për lëndë ushqyese edhe ashtu janë të rritura, ndërsa ato bëhen edhe më të ndjeshme kur janë të prekura nga patogjenë të ndryshëm të rrugëve respiratore (viruse dhe baktere).

Sipas hulumtimeve të fundit, konsumimi i përditshëm i shtatë pemëve dhe perimeve ul mundësinë e prekjes nga infeksione të ndryshme respiratore te shtatzënat. Statistikat tregojnë se rreziku është ulur madje deri në 26% te ato shtatzëna të cilat kanë konsumuar pemë dhe perime, krahasuar me ato që nuk kanë konsumuar.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja