MUHAMMED SULEJMAN TAKEUCHI, etnolog (Tokio, Japoni)
08/10/2008 15:33Japonia, me sipërfaqe prej 372.154 km., ose 143.689 milje katrore, me popullsi prej rreth 150 milionë banorë, është shteti më i zhvilluar në Azi dhe një nga shtetet më të zhvilluara e më të përparuara në rruzullin tokësor.
Vështruar nga jashtë, zhvillimi dhe përparimi teknologjik i Japonisë vlerësohet lart, çmohet dhe admirohet kudo në botë. Japonezët, që janë një popull i vyeshëm, i talentuar, këtë zhvillim e arritën me dije, punë të vazhdueshme, organizim të lartë dhe disiplinë të fortë. Por, ky zhvillim e përparim i madh, i hovshëm, është i njëanshëm, vetëm në aspektin material dhe në përpjekjet e përditshme për ekzistencë, për ta ngritur standa-rdin sa më lart. Megjithëkët, përpjekjet për t’u pasuruar, japo-nezët po ndihen gjithnjë e më të varfër në aspektin shpirtëror. Kriza shpirtërore po përhapet me shpejtësi, duke përfshirë gati të gjitha shtresat e popullsisë...!
Megjithë mirëqenien materiale që kanë arritur, për të cilën ua kanë lakmi shumë popuj, japonezët po ndihen përditë e më të dëshpëruar, më të shqetësuar dhe shpirtërisht më të zbrazët e të trishtuar. Këtë zbrazëti, që po i mundon shumë, ata po përpiqen ta plotësojnë me pije të ndryshme alkoolike, me narkotikë të lloj-llojshëm dhe me marrëzira të ndryshme.
Frytet e kësaj jete të shfrenuar më tepër po i “gëzon” rinia, dhe si pasojë e kësaj janë krimet e përditshme, vrasjet, dhunimet, e sidomos vetëvrasjet tepër tragjike, me pasoja afat-gjata për familjet, rrethin dhe mbarë shoqërinë...!
Por, me gjithë këto probleme e shqetësime të shoqërisë japoneze, që po e trondisin mbarë shtetin, fatmirësisht ka individë dhe grupe të veçanta të profesioneve të ndryshme që kanë gjetur kuptimin e jetës, sigurinë dhe shpëtimin! Por, ku? Në Fenë Islame!
Njëri nga këta është profesori i etnologjisë nga Tokioja, Muhammed Sulejman Takeuchi, i cili është anëtar i Shoqatës së Etnologëve Japonezë, me qendër në kryeqytet. Muhammed Sulejman Takeuchi, ky etnolog i shquar, pasi e pranoi Fenë Isla-me, për mjetet e informimit, që ishin aq kureshtare, dha këtë deklaratë:
“Së pari e falënderoj All-llahun, se me ndihmën dhe dashamirësinë e Tij unë e përqafova Islamin. Tani quhem Muhammed Sulejman Takeuchi. Feja Islame më joshi kryesisht për këto arsye:
1. Unë gjeta një vëllazërim të vërtetë ndërmjet besim-tarëve.
2. Feja Islame ofron zgjidhje praktike për të gjitha problemet e jetës.
3. Balancimi i materiales dhe shpirtërores pothuajse më detyroi që ta pranoj këtë fe të përsosur.
Vëllazëria islame nuk njeh dhe nuk pranon pengesa, kufij kombëtar, gjuhësor, racor, etnologjikë etj. Aq më tepër, Feja Islame nuk i takon vetëm një grupi të veçantë, por është një fe për mbarë njerëzimin, qoftë nga Pakistani, India, Afganistani, Kina, Japonia apo nga vendet arabe... Shkurt, është një besim ndërkombëtar, ku të gjithë do të gjejnë shpëtim!
Feja Islame është e pastër dhe natyrore. Gjatë 14-të shekujve, që kur filloi t’i shpallet Pejgamberit Muhammed (a.s.), ajo plotëson çdo nevojë në çdo vend, në çdo kohë, për çdo bashkësi, për çdo gjeneratë... Historia është dëshmitare për kontributin madhështor që ka dhënë Feja Islame në zhvillimin dhe përparimin e njerëzimit në shumë sfera të jetës...
Ndryshe nga besimet e tjera, në Fenë Islame rruga për në shpëtim kalon nëpërmjet jetës shoqërore, duke nxitur bashkëpunimin dhe mirëkuptimin për të mirën e përbashkët.
Unë kam njohuri edhe rreth religjioneve të tjera, si rreth Budizmit dhe Krishtërimit. Këto dy religjione na mësojnë e na porosisin, ndër të tjera, që jetën shoqërore, jetën e kësaj bote të përkohshme, mos ta përfillim fare...! Disa sekte budiste i kanë ndërtuar tempujt e tyre fetar nëpër vende malore, ku mund të shkohet me shumë vështirësi. Po ashtu, shumë të krishterë i kanë themeluar manastiret e tyre në vende të vetmuara, të izoluara nga populli...
Kurse në Fenë Islame nuk kanë ndodhur gjëra të këtilla, meqë xhamia është kudo: në mes të fshatit, në zemër të çdo mëhalle, në mesin e tregut të çdo qyteti. Të gjithë besimtarët muslimanë e ndiejnë gëzimin e kënaqësinë e namazit pesë herë në ditë, që është një nga shtyllat kryesore të fesë...
Sot jeta në Japoni, edhe pse është vendi më i zhvilluar, më i industrializuar dhe më i përparuar, vazhdimisht keqësohet dhe varfërohet në aspektin shpirtëror... Në Japoni po ecim gjurmëve të Evropës materialiste dhe, si rezultat i kësaj jeta jonë është gjithnjë e më e pakuptimtë, më e pakënaqshme, jemi më të shqetësuar e më të dëshpëruar...!
Lavdi All-llahut të Madhërueshëm, unë e gjeta shpëtimin në Fenë Islame. Jam një besimtar i ri që e pranova këtë fe para dy vjetëve, por që e njoh nga ana teorike dhe praktike. Dhe me të vërtetë jam i kënaqur! Dëshmoj se s’ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Tij!”
———
Back