MUHAMMED A.HOBOHM,diplomat,(Gjermani)

01/07/2008 10:54

Përse ne në perëndim po e pranojmë fenë Islame?
Arsyet janë të shumta.Arsyeja e parë është:E vërteta gjithmonë ka fuqinë e saj.Parimet kryesore të fesë Islame janë racionale,natyrore dhe aq tërheqëse,saqë për një hulumtues të ndershëm të së vërtetës është e pamundshme të mos impresionohet prej tyre.Për shembull:Besimi në një Zot.Sa natyrshëm udhëheq feja Islame në barazinë e njerëzimit,sepse të gjithë jemi krijuar nga i njëjti krijues dhe të gjithë jemi shërbëtorë të të njëjtit Zot.
Për kombin gjerman,në veqanti,besimi në Zotin është burim i frymëzimit,burim i trimërisë dhe burim i sigurisë.Ideja e jetës pas vdekjes që transformon.Besimi në ditën e gjykimit automatikisht e ndalon njeriun nga veprat e këqija,ndërsa e nxit të bëjë vepra të mira të cilat ja sigurojnë shpëtimin e përheshëm.Besimi në atë se askush smund tu ikë pasojave të gjykimit nga ana e Zotit,e bën njeriun të mendojë mirë para se të bëjë ndonjë të keqe.Mesiguri ky vetëkontroll është më efektiv se policia më e aftë në botë.Arsyeja tjetër që tërheq të huajin të pranojë fenë Islame është toleranca.Namazi i përditshëm e edukon njeriun me përpikmëri,ndërsa agjërimi në muajin e Ramazanit e ushtron besimtarin për vetëkontroll.Pa dyshim,vetëkontrolli dhe disiplina janë vyrtyte nga më të rëndësishmet për një njeri të mirë,për një burrë të vërtet.
Kominizmi kishte gjëra pozitive,tërheqëse,sikurse që kanë edhe demokracitë shekullare,por asnjëra prej tyre nuk ka një kod të përsosur për një jetë të ndershme,bujare.Vetëm feja Islame për njerëzimin është e përsosur dhe kjo është arsyeja që une e pranova dhe që njerëzit e mirë e peëqafojnë atë.Feja Islame nuk është një fe teorike.Aq më tepër ajo është një fe praktike dhe kuptimi i saj është:Nënshtrimi i plotë ndaj Vullnetit të Zotit

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja