MILIONA HAXHINJ - MILIONA DASHURI... - MEXHID YVEJSI
03/12/2008 13:57MILIONA HAXHINJ
MILIONA DASHURI...
Miliona haxhinj
Miliona dashuri
U nisën, po nisën
Nga toka,
Deti dhe qielli
Atje ku lindi Dielli
Për të vizituar
Vendin e Shenjtëruar
Qaben e Madhëruar
Meken e Bekuar
Për të zbritur
Në Medinen e Ndritur…
Miliona haxhinj
Miliona dashuri
Nga të dy gjinitë
Po i lënë shtëpitë
Po i lënë foletë
Po i lënë atdhetë
Me mall, me lot,
Por me shpirtin plotë
Veç për t’Madhin Zot…
Miliona haxhinj
Miliona dashuri
Të bardhë e të zinj
Të vjetër e të rinjë
Tekbire këndojnë,
All-llahun e Madhërojnë.
Para Tij nënshtrohen
Para Tij pendohen…
Haxhinjt shqiptarë
Rreth flamurit kombëtar
Me zemër të pastruar
Me shpirt të lartësuar
Kujtohen edhe për ne
Që jemi n’Atdhe:
Lutën për Kosovën,
Lutën për Çamërinë
Lutën për Shqipërinë…
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
———
Back