Me pemë dhe perime kundër kancerit të prostatës
01/07/2009 21:21Një publikim i ri në revistën "Human Nutrition and Dietetics", tregon se ushqimi me pak mish dhe yndyrë, por i pasur me pemë dhe perime, ndihmon në parandalimin dhe mjekimin e karcinomës së prostatës.
Studimi i realizuar nga Universiteti New South Wales ka zbuluar se ushqimi i cili përmban shumë pemë dhe perime, ndërsa përmban sasi të vogël të mishit, produkteve të qumështit dhe kalciumit, mund të ndihmojë në parandalimin, por edhe në mjekimin e kancerit të prostatës.
Domatet, lulelakra, brokoli, çaji i gjelbër, vitamina E dhe seleni etj, janë disa nga ushqimet dhe produktet, të cilat zvogëlojnë rrezikun për paraqitjen e karcinomës së prostatës.
———
Back