Krundet ndihmojnë në hipertension
14/08/2009 01:01Studimet e fundit të publikuara në revistën mjekësore American Journal of Clinical Nutrition, kanë treguar se konsumimi i shtuar i drithërave integrale, veçanërisht krundeve, mund t’i ulë rastet e hipertensionit te meshkujt.
Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat në konsumimin e lëndëve të ndryshme ushqyese në 31 684 meshkuj të shëndoshë gjatë një periudhe prej 18 muajsh.
Duke i krahasuar ata që kanë ngrënë më shumë dhe më pak, është treguar se drithërat integrale kanë ulur rrezikun nga hipertensioni për 19%.
Në mesin e tyre krundet kanë qenë më të suksesshme në rregullimin e presionit të gjakut. Meshkujt të cilët kanë konsumuar më shumë krunde kanë pasur 15% rrezik më të ulët për hipertension krahasuar me meshkujt të cilët kanë konsumuar më pak krunde
———
Back