Kompjuterët dhe dhimbja e qafës

21/03/2009 14:42

Përdorimi i vazhdueshëm i kompjuterëve është i lidhur ngushtë me dhimbjen e qafës.

Qëndrimi për një kohë të gjatë pranë kompjuterit mund ta përkeqësojë shumë dhimbjen e qafës, sidomos te të rinjtë dhe tinejxherët.

Këtë e kanë vërtetuar shkencëtarët jugafrikanë, të cilët kanë vërejtur se çdo javë ishte shtuar numri nxënësve të cilët ankoheshin për dhimbje në qafë.

Thuajse gjysma e nxënësve (48%) që merrnin pjesë në studim dhe ishin përdorues të kompjuterëve, ishin ankuar nga dhimbja e qafës dhe kokëdhimbja, pohon studimi i botuar në revistën “Cephalgia”.

Shkalla e dhimbjes kishte qenë në përpjesëtim me kohëzgjatjen e qëndrimit pranë kompjuterit.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja