JOHN WEBSTER, filozof (Angli)

08/10/2008 15:27

Kam lindur në Londër dhe jam rritur e edukuar si i krish­te­rë, por me bindje protestante. Në vitin 1930, si çdo i ri, fillova të ballafaqohem me prob­lemet e jetës dhe në këtë kohë i vërejta dobësitë e Krishterimit.



Krishterimi është një dualizëm i cili e paraqet botën si mëka­tare dhe kërkon ta kthejë realitetin e jetës duke i proje-ktuar shpre­sat në një botë të ardh­shme.



Më tepër emocional sesa racional, nën ndikimin e entu­ziaz­mit rinor, refuzova Kishën (protestante), Krishterimin dhe u bëra komunist. Komunizmi deri diku më solli kënaqësi, por, për shkak të materia­lizmit e refuzova edhe këtë. Më vonë fillova të studioj filozofinë dhe religjionin...



Gjatë kohës që jetova në Australi, u interesova të gjej Kur’­anin e Shenjtë në Bibliotekën Publike të Sidneit. Nuk gjeta asnjë përkthim të bërë nga mus­limanët. Disa javë më vonë, në qytetin e Pertit, Aus­tralia Perëndimore, përsëri e kërkova Kur’-anin e përkthyer nga ndonjë musliman dhe e gjeta.



Nuk mund ta shpreh me fjalë, as ta përshkruaj, atë ndryshim të përnjëhershëm që më ndodhi kur lexova suren El-Fatiha, shtatë ajetet e para të Kur’anit...! Lexova edhe disa faqe të tjera rreth jetës së Muhammedit (a.s.). Në librari atë ditë i kalova disa orë, por me mëshirën dhe ndihmën e All-llahut e gje­ta atë që po e kërkoja që sa kohë. U bëra mus­liman! Deri në atë moment unë ende nuk kisha ta­kuar ndonjë musliman. Kur dola nga libraria e ndje­va veten shumë të lodhur e të tronditur, nga pikë­pamja emocionale dhe intelektuale, si pasojë e asaj që për­je­tova në librari duke lexuar vetëm një sure të Kur’anit dhe di­sa faqe rreth jetës së Pejgam­berit (a.s.). Menjëherë e pyeta veten: “Ishte e vërtetë apo ëndërr ajo që lexova, ajo që më trans­formoi me­njëherë?!”



Dola nga libraria me qëllim që të pi një kafe diku dhe të pushoj pak. Duke ecur rrugës, për ku isha nisur, më shkuan sytë në një ndërtesë ku shkru­ante: “Muslim Mosque” (Xhamia e Muslima­nëve). Aty për aty i thashë vetes: “E njeh të Vërte­tën, pranoje!” Me mëshirën e All-llahut u bëra musliman.



Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Tij.”

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja