HIXHABI ËSHTË PASTËRTI

30/06/2008 18:24

Allahu, xh.sh., ka urdhëruar mbajtjen e hixhabit si kusht për pastërti dhe turp. Allahu xh.sh., në Kur'an thotë:



"O ti pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le të vënë shamitë (mbulesat) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos sulmohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues"

(Ahzab 59).



Ky është argument që prezentimi i bukurisë së gruas mund të ndikojë nxitje seksuale te mashkulli dhe si e tillë mund të jetë e dëmshme për femrën. Megjithatë, kur mënjanohet ajo që shkakton ngritjen e epshit (tërheqje), vetvetiu ai rrezik nga ana e mashkullit për femrën largohet dhe ajo është e mbrojtur. Këtë më së miri e ilustron shembulli i plakës e cila më nuk paraqet kurth për meshkujt, kur kemi të bëjmë me nxitjen e epshit. Allahu, xh.sh., u ka lejuar këtyre grave t’i heqin pelerinat e tyre, t’i zbulojnë fytyrat dhe duart e tyre. Megjithatë, duke përkujtuar ato që janë thënë në lidhje me këtë çështje, është më mirë që t’i mbajnë pelerinat e tyre.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja