HIXHABI ËSHTË BAMIRËSI
30/06/2008 18:25Allahu, xh.sh., thotë në Kur'an:
"O bijtë e Ademit! Ne krijuam për ju petk që iu mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai ështe më i miri. Këto janë nga argumentet e Allahut, ashtu që ata të përkujtojnë"
(Araf, 26).
Moda e sotme dhe mënyra e veshjes kanë për qëllim vetëm një gjë - sa më shumë të paraqitet (reklamohet) bukuria e gruas, prezentimi i statusit të saj financiar dhe shoqëror. Vështirë që mënyra e sotme e veshjes mund të merret si mbrojtje e trupit të femrës, apo të pretendohet se mund të ekzistojë ndonjë element për mbrojtjen e saj me veshje të tillë. Megjithatë, për të gjithë besimtarët është e qartë se roli i veshjes për gratë myslimane është të sigurojë mbrojtjen e trupit të saj, ashtu që ato njëkohësisht të jenë të përkushtuara ndaj Allahut, xh.sh. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse vërtetim i imanit të tyre dhe njëra prej mënyrave të arritjes së bamirësisë.
Tags:
———
Back