HIDHERIMI DHE EPSHI

30/06/2008 13:52

Hidherimi eshte nje fantazme qe trishton mendjen.Kur mendja dobesohet ,ate e sulmon ushtria e shejtanit dhe kur njeriu hidherohet shejtani luan me te sikur siç luan femija me lodrat.A nuk e veren, o vella musliman se njeriu i hidheruar mund te vrase tjetrin,mund te shkurorezoje gruan dhe mund te humb kontrollin?Pastaj,pasi largohet hidherimi ,shejtani ia zbukuron atij vetevrasjen ne menyre qe ti shmanget turpit per vepren e lige dhe ndeshkimit.Keshtu qe,vriten dy vete pa te drejte dhe shejtani e çon njeriun per ne xhehenem,e sa vend i keq eshte ai.I Lartesuari thote:"Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh."(Kur'an.04.Nisa,93)
    Pra vella i dashur permbaje veten nga hidherimi dije se ajo eshte njera nga dyert e shejtanit dhe vazhdimisht perkujto fjalet e te Derguarit te Allahut:"Nuk eshte i forte ai qe ua ve shpinen ne toke njerezve(gjate mundjes),mirpo i forte eshte qi qe e permban veten kur hidherohet."
      Vella i dashur,me te vertet epshi i hakmarrjes te shtyn drejt hidherimit,ndersa mburrja me mekate te shtyn drejt refuzimit te se vertetes.Nese ndien diçka te tille,ateher ktheje ne menyren me te mire"sepse ai,qe mes teje dhe atij kishte armiçesi,do te behet si nje mik i afert."(Kur'an.Fussilet:34)
    Pa dyshim,kjo kerkon durim dhe pregaditje te vetvetes,mirpo perfundimi do te jete i lavderuar dhe shperblimi i Allahut i madh.Allahu thote:"Mirëpo, këtë nuk e arrin kush, pos atyre të durueshmëve, dhe nuk e arrin kush, pos atyre me virtyt të lartë.(Kur'an.Fussilet:35)

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja