FADLULLAH WILMONT, historian (Australi)
08/10/2008 15:25Religjioni në shumë vise të Australisë, ku unë kam lindur, nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve. Shumi-ca e banorëve të saj janë ateistë. Në këtë mjedis jam rritur.
Kur i fillova studimet në universitet lexova disa libra shkencorë. Njëri prej tyre ishte vepër e autorit frëng, La Come de Llet, në të cilën shtrohej një çështje jetësore: A është e mund-shme që jeta të ketë filluar rastësisht? Ky libër më vuri përballë kësaj pyetjeje: Si filloi jeta? Deri atëherë nuk besoja në asnjë religjion, por fillova të mendoj se përveç krijimit duhet të ekzistojë edhe një fuqi e madhe, e kjo fuqi është ajo e Zotit.
Më vonë u detzrova të largohem nga fshati dhe u vendosa në kryeqytet, ku edhe fillova të punoj në një bankë. Në atë kohë banoja në një familje të krishterë, në të vërtetë shpirtë-risht religjioze.
Në këtë familje fillova të mësoj e të ndiej se religjioni vërtet ekziston dhe se qenka e nevojshme që njeriu të jetë fetar. Feja e përmirëson njeriun, sjelljet e tij dhe njëkohësisht e furnizon me kënaqësi psikologjike. Të gjitha këto ndikuan dhe u bëra i krishterë. Përpiqesha të isha i krishterë sa më i mirë. Fillova të shkoj në kishë, të lutem dhe isha shumë aktiv në aktivitetet e krishtera. Fillova ta studioj thellësisht krishtëri-min, por derisa lexova librin “Commentaries on the Bible”, i cili shpjegon çdo gjë që thuhet në Bibël. Gjatë leximit vura re shumë kundërthënie. Aq më tepër, shumë shkrimtarë të krish-terë që kanë shkruar rreth ungjijve dyshojnë në autenticitetin e tyre. Por, unë megjithatë e adhuroja Krishtërimin dhe nuk u kushtoja rëndësi të veçantë këtyre shkrimeve...
Fati deshi që të fitoja një bursë universitare, që ta studioja historinë. Fillova me studimin e Rilindjes Evropiane, si hyrje e studimit të Historisë Moderne Evropiane. Prej këtij studimi mësova se sa i madh ishte ndikimi i mendimit arabo-islam në mendimin evropian. Por, si e pse? Cila ishte arsyeja e këtij ndikimi? Kjo nuk shpjegohej në hollësira! Ky qe shkaku që unë fillova të hulumtoj e të kërkoj prejardhjen e këtij ndikimi.
Me seriozitet fillova gjurmimet dhe hulumtimet shkencore. Si fryt i këtij hulumtimi, zbulova se muslimanët ishin ata që e nxorën Spanjën nga errësira e Mesjetës. Po të mos ishin muslimanët në Spanjë, Evropa sot e kësaj dite do të mbetej si në kohën e Mesjetës! Dijetari frëng Zhirardi, i cili kishte studiuar në Universitetin Islam të Kordobës, në Spanjë, pasi u kthye në Francë, ishte edhe këshilltar i Papës në Romë. Zhirardi, gjatë qëndrimit në Kordobë i studioi numrat arabë, siç quhen nga evropianët. Deri në atë kohë evropianët përdornin numrat romakë, të cilët nuk ishin aspak praktikë, p.sh., nëse dëshironi të shumëzoni 99 x 999 me numrat romakë, do t’ju duhej një faqe e tërë...!
Mendja arabe e zbuloi zeron. Ky zbulim ishte guri themeltar i shkencës matematikore. Zhirardi ishte i pari që i vuri në zbatim zeron dhe numrat arabë, kuptohet, në Evropë. Pa zeron dhe pa numrat arabë nuk do të ishte e mundshme të zhvillohej matematika moderne. Pra, sikur të mos ishin zbuluesit muslimanë-arabë, ndoshta do të ishim ende në errësirën e Mes-jetës...
Algjebra ishte një shkencë e pastër arabe, siç ishte edhe shkenca e llogaritjes, e zbuluar nga muslimanët. Pra, duket qartë se matematika, algjebra e llogaritja janë zbulime islame.
Edhe mjekësia që praktikohet sot në Evropë, bazohet në veprat e Ibn Sinasë dhe të Raziut, të cilat edhe sot e kësaj dite studiohen në Universitetin e Sorbonës, sepse janë tejet të dobishme. Muslimanët-arabë gjithashtu e zbuluan qarkullimin e gjakut rreth 400 vjet para Perëndimit!
E gjithë ajo që njihet me emrin Zbulime Shkencore të Rilindjes Evropiane është marrë nga përkthimet latine që kanë bërë muslimanët. Prandaj, këto nuk janë zbulime moderne, por janë rizbulime. Roxher Bakeni, i cili njihet si themelues i shkencës empirike, tha: “Nuk keni mundësi ta njihni shkencën përderisa nuk e mësoni gjuhën arabe!” R. Bakeni e mësoi metodën empirike nga muslimanët. F. Magelani, i cili ishte i pari që dëshmoi se Toka është e rrumbullakët, u bazua në studimet islame të botuara në Spanjë. Bile edhe kapiteni i anijes së Magelanit, ishte musliman nga Afrika. Nuk e teprojmë nëse themi se dituritë në të cilat bazohet shkenca moderne kanë ardhur kryesisht nga shkencëtarët muslimanë.
Jo vetëm kaq, por edhe marrëdhëniet shoqërore: bujaria, fisnikëria dhe respekti i veçantë ndaj femrës u sollën në Evropë nga arabët, nga rajoni i quajtur Provansë, që shtrihet ndërmjet Francës e Spanjës, prej nga u përhapën në tërë Evropën.
Koncepti i sigurimit për dëmshpërblim u bë i njohur në Evropë nga muslimanët arabë. Edhe çeqet e bankave pikësëpari filluan të përdoren nga muslimanët.
Në astronomi, Ibën El-Hithami ishte astronomi i parë që e zbuloi astrolabin. Të gjitha këto që u përmendën janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që zbulova gjatë studimeve të mia për Evropën moderne. Edhe vetë çuditesha dhe pyetja i habitur: Kush janë muslimanët? Asgjë nuk dija për Fenë Islame e as për muslimanët. Kështu, hulumtimet e mia i fillova që nga fillimi.
Nga enciklopedia mësova se muslimanët janë ata të cilët i përkasin Fesë Islame dhe se kanë një libër të shenjtë që thirret Kur’an. Në bibliotekën e Universitetit ekzistonte një përkthim i mirë i Kur’anit të Madhërueshëm, të cilin e mora dhe fillova ta studioj me shumë vëmendje e kujdes.
Gjatë studimit zbulova këto tri pika kryesore, të cilat më lanë përshtypje të thellë. Ato janë:
1. Në Kur’an nuk ka kundërthënie, si në librat e feve të tjera.
2. Në Kur’an, në përmbajtjen e tij, nuk haset në asnjë kundërthënie me arritjet shkencore.
3. Kur’ani përfshin kryesisht çdo aspekt të jetës.
Pastaj fillova të studioja jetëshkrimin e Muhammedit (a.s.). Lexova disa libra rreth jetës së Pejgamberit. Studimet e mia zgjatën pesë vjet.
Në lagjen ku jetoja banonin edhe tre arabë muslimanë. Gjatë muajit të Ramazanit ata agjëronin e unë habitesha. Një ditë i pyeta: “Përse po e torturoni veten?” Ata ma dhanë këtë përgjigje të logjikshme: “Ne agjërojmë jo për ta torturuar veten, siç thoni ju, por për shumë arsye... Problemi kryesor i njeriut sot është vetëkontrolli! Zoti na ka dhuruar shumë mundësi... Agjërimi na mëson gjërat më të rëndësishme që na i ka falur Zoti. Thika, për shembull, përdoret në kuzhinë për përgatitjen e ushqimit dhe për gjëra të tjera, por edhe për ta vrarë veten ose dikë tjetër. Pra, varet si e përdor, për të mirë a për të keq. Agjërimin ne e bëjmë për të mirë, që t’i përkryejmë dhe t’i zhvillojmë mundësitë tona. Sidomos vetëkontrollin...” Kjo përgjigje ishte vërtet e logjikshme. Pas kësaj ngjarjeje, që më la përshtypje të thellë, miqësia ime me këta muslimanë zhvillohej e rritej për çdo ditë!
Një ditë, njëri prej tyre m’u drejtua me këto fjalë: “A e di se je bërë musliman?” U befasova dhe menjëherë e pyeta se përse ma bënte këtë pyetje “Po, - më tha - a nuk e beson Kur’-anin?” “Po, e besoj” - i thashë. Më pyeti: “A nuk beson se Muhammedi është i Dërguari i All-llahut?” “Po” - iu përgjigja duke i thënë se një libër si Kur’ani s’mund të sjellë askush pa qenë i Dërguar i Zotit ! Miku im më tha: “E gjithë kjo të bën të kuptosh se je bërë musliman!” U ktheva në shtëpi dhe u mbylla aty për një kohë të gjatë. Ndjeva që drita e besimit kishte filluar të më ndriçojë dhe All-llahu i Madhërueshëm të më udhëzojë.
I mësova lutjet, namazin. Erdhi muaji i Ramazanit dhe Zoti më dha vullnet që të agjëroj.
Ky ishte fillimi. Në këtë fillim zbulova se Feja Islame është e thjeshtë dhe e kuptueshme, prandaj edhe e pranova. Më vonë shkova në Indonezi si ligjërues universitar. Atje mësova edhe më shumë.
Tani, më në fund, e them me sinqeritetin më të thellë: E falënderoj All-llahun që më ndihmoi ta gjej të vërtetën dhe jam i sigurt se s’ka të vërtetë tjetër përveç Fesë Islame. S’ekziston rrugë tjetër shpëtimi për njerëzimin veç Fesë Islame. Ndiej se Islami është e VËRTETA!
———
Back