EMRAT E BUKUR TË ALL-LLAHUT, POEZI NGA MEXHID YVEJSI, GJAKOVË
03/10/2008 14:28EMRAT E BUKUR TË ALL-LLAHUT
Shkruar nga:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
1. ALL-LLAH
(Zoti është Një)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Këtë të vërtetë secili njeri
Duhet ta kuptoj, duhet ta di.
Për me pasë dritë, ardhmëri.
2. ER-RAHMAN
( i Gjithëmëshirshëm)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Rrahman,
Gjithëmëshira e Tij,
Na vjen nga çdo anë.
3. ER-RAHIM
(Mëshirëplotë)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Mëshirëplotë, Rrahim,
Na solli Mëshira e Tij e plotë,
Ai na mbanë gjithëve në këtë botë.
4. EL MALIK
(Sundimtar)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Sundimtar, Malik,
Sundimit, Mbretërisë së Tij
Askush nuk mund t’i ik.
5. EL- KUDDUS
(i Pastërti)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i Pastër, Kuddus,
Pastërtia e Tij e Shkëlqyeshme,
Është kudo e pranishme.
6. ES-SELAM
(Paqëdhënësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Paqëdhënës, Selam,
Paqja buron prej Tij,
Ajo na sjell harmoni, siguri.
7. EL-MU’MIN
(Siguruesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Sigurues, Mu’min,
Siguria prej Tij fillon,
Kjo besimin na forcon.
8. EL- MUHEJMIN
( Mbizotëruesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Mbizotërues, Muhejmin,
Mbizotërues me saktësi,
Për çdo imtësi në gjithësi.
9. EL- AZIZ
(Fuqiploti)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Fuqiplot, Aziz,
Fuqinë e Tij e pranojnë
Edhe ata që e mohojnë.
10. EL-XHABBAR
(i Gjithëfuqishëm)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i Gjithëfuqishëm,
Krahasimi është i kotë
Kudo në Qiell apo në Tokë.
11. EL-MUTEKEBBIR
( i Madhëruar)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i Madhëruar,
Për Madhërinë e Tij
Në çdo krijim ka dëshmi.
12. EL-HALIK
(Krijues)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i vetmi Krijues,
Prej Tij çdo gjë nisë,
Rreth e rrotull Gjithësisë.
13. EL-BARIJ
(Fillues i mrekullueshëm)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Fillues i Mrekullueshëm,
Mrekullia e Tij shfaqet në çdo krijim,
Për këtë s’ka askush asnjë dyshim.
14. EL-MUSAVVIR
(Formëdhënësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Formëdhënës i çdo krijimi,
Çdo gjë që Ai formëson,
Mrekulli të gjithë i thonë.
15. EL-VEHHAB
(Dhurues i mirësive)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetët përveç Tij.
Ai është Dhurues i Mirësive,
Të gjitha dhuratat, mirësitë,
Përpara i kemi çdo ditë.
16. EL-GAFFAR
(Ai që falë shumë)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është që falë pa kufi,
Sepse ka shumë dhëmbshuri,
Sepse ka shumë dashuri.
17. EL-KAHHAR
(Mbisunduesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Mbisundues,
Mbisundues i pa kufi,
Kudo që i thonë Gjithësi.
18. ER-REZAK
(Furnizuesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Furnizues,
Edhe atë që s’e meriton,
All-llahu atë e furnizon.
19. EL-FETTAH
(Zgjidhës i problemeve)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Zgjidhjedhënësi.
Zgjidhjedhënësi më i mirë,
Për çdo problem sado të vështirë.
20. EL-‘ALIM
(i Gjithëdijshmi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i Gjithëditur,
Dituria e Tij s’ka kufi,
Duke përfshi çdo imtësi.
21. EL-KABID
( Shtrënguesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Shtrënguesi,
Shtrëngues për dobinë tonë,
Kur shtrëngon-na lehtëson.
22. EL-BASID
(Dhënës-ofrues)
All-llahu është Një,
S’ka tjetër zot përveç Tij.
Ai është dhënës-ofrues,
Vetëm Ai është dhënës-ofrues,
Për dështues- për meritues.
23. EL-HAFID
(Përulësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Përulësi,
Përulësi që të poshtëron,
Kur s’e pret as s’e mendon.
24. ER-RAFI’
(Lartësuesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Lartësuesi,
Lartësues që e lartëson,
Atë që Ai do, atë që e meriton.
25. EL-MU’IZZU
(Ngritësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Ngritësi,
Çdo njeri që Ai e ngritë,
S’ka fuqi tjetër që e zbritë.
26. EL-MUDHIL-L
(Nënshtruesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Nënshtrues,
Vetëm Ai ngritë, lartëson,
Vetëm Ai përul, nënshtron.
27. EL-SEMI’
(Dëgjuesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Dëgjues, Semi’
Vetëm Ai çdo gjë dëgjon,
Vetëm Atij asgjë s’i shpëton.
28. EL-BASIR
(Vështruesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Vështrues.
Vetëm Ai çdo gjë vështron,
Vështron Ai për t’mirën tonë.
29. EL-HAKEM
(Gjykuesi)
All-llahu është Një.
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Gjykues, Hakem,
Vetëm Ai ka me na gjykuar,
Në këtë jetë-qysh kem’vepruar.
30. EL-‘ADL
(i Drejti)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është shumë i Drejt,
Vepron ngadal, herë shpejt,
Për të gjithë i njëjtë, krejt.
31. EL-LATIF
( i Buti, i Miri)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i Butë, i Mirë,
Butësia dhe Mirësia e Tij,
E pranishme kudo në Gjithësi.
32. EL-HABIR
( i Gjithëinformuari)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i Gjithëinformuar,
Për çdo imtësi është i informuar,
Asgjë, kurrë, nuk i ka shpëtuar.
33. EL-HALIM
(Përdëllimtari)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është shumë Përdëllimtar,
Çdo mëshirë, çdo dhembshuri,
Burimin e ka në Dashuri.
34. EL- ‘ADHIM
(Madhështori)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetët përveç Tij.
Ai është vërtet Madhështor,
Madhështia e Tij-kudo Madhërohet,
Ajo me asgjë s’mund të krahasohet.
35. EL-GAFUR
(Gjithëfalësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Gjithëfalësi, Gafur,
Të gjithë i falë, i mëshiron,
Edhe kur shejtani i mashtron.
36. ESH-SHEKUR
(Falënderuesi
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Falënderues, Shekur,
Vetëm Atij i takon falënderimi,
Këtë duhet ta kuptojë njerëzimi.
37. EL-‘ALIJJ
(i Lartësuari)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i Lartësuar, ‘Alijj,
Lartësia e Tij na kujton
Sa e ulët është vetja jonë.
38. EL-KEBIR
(i Madhëruari)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i Madh, i Madhëruar,
Madhëria e Tij na kujton,
Se lutjet tona Ai i meriton.
39. EL-HAFIDH
(Ruajtësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Ruajtësi, Mbrojtësi,
I Botës, i Gjithësisë mbarë,
Sidomos për Kur’an e besimtarë.
40. EL-MUKIT
(Ushqyesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është më i miri Ushqyes,
Ushqyesi me të gjitha bekimet,
Dëshmi janë të gjitha furnizimet.
41. EL-HASIB
(Llogarimarrësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Llogarimarrësi,
Mendo! Kur të dalim para Tij,
Të jemi në rregull me llogari.
42. EL-XHELIL
(Madhështori)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetët përveç Tij.
Ai është vërtet Madhështor,
Madhështia e Tij e Madhërishme,
Është gjithkund e pranishme.
43. EL-KERIM
(Fisniku-Bujari)
All-llahu është Një
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është më Fisniku-Bujari,
Fisnikëria dhe Bujaria e tij
Dëshmohet në përditshmëri.
44. ER-REKIB
(Vigjëluesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Vigjëlues, Rekib,
Çdo lëvizje e mbikqyr, e përcjell,
Lum ai që farë të mirë mbjell.
45. EL-MUXHIB
(Lutjepranuesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Lutjepranues, Muxhib,
Lutjet tona me vëmendje i dëgjon,
Por sipas qëllimit, nijetit, i pranon.
46. EL-VASI’
(Gjithëpërfshirësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Gjithëpërfshirës, Vasi’,
Askund nuk gjen zbrazëti,
Është kudo Madhëria e Tij.
47. EL-HAKIM
(i Urti- i Gjithëdituri)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i Urtë, i Gjithëditur,
Urtësia, Gjithëdituria e Tij ,
Krijon gjithçka me përsosshmëri.
48. EL-VEDUD
(Plot-dashuri)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Vedud, Plot-Dashuri,
Me Dashuri çdo gjë ka krijuar,
Me Dashuri duhet besuar, vepruar.
49. EL-MEXHID
(i Lavduari)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Mexhid, i Lavduar,
I lavduar me fjalë, vepër e qëllim,
Derisa të kalojmë në amshim.
50. EL-BA’ITH
(Ringjallësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Ringjallësi i jetës,
Kjo e vërtetë sot vështirë pranohet,
Por është shumë lehtë të dëshmohet.
51. ESH-SHEHID
(Dëshmitari)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Në Ditën e Fundit, të Gjykimit,
Ai është Dëshmues, Dëshmitar
Për mohuesë, për besimtarë.
52. EL-HAKK
(i Vërteti)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Hakk, i Vërtetë.
Si n’këtë jetë, si n’atë jetë
Pa Hakk-un çdo gjë e shkretë.
53. EL-VEKIL
(Përkujdesësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përves Tij.
Ai është Përkujdesësi, Kujdestar.
Në veçanti për ata besimtarë.
Që janë t’udhëzuar n’rrugë të mbarë.
54. EL-KAVIJJ
(i Forti)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetët përveç Tij.
Ai është më i Forti, Kavijj,
Dëshmohet kjo cilësi e Tij,
Në çdo çast, rast, në Gjithësi.
55. EL-METIN
(Ekzistuesi-i Pathyeshmi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është gjithnji Ekzistues,
I Pathyeshëm për çdo mohues,
Ai në çdo kohë është fitues.
56. EL-VELIJJ
(Mbrojtësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Mbrojtës, Velij.
Ai është Mbrojtës i besimtarëve,
Ai është Mbrojtës i durimtarëve.
57. EL-HAMID
(Falënderuesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Hamid, Falënderues,
Për çdo gjë që ka krijuar
Vetëm Ai është i merituar.
58. EL-MUHSIJ
(Nismëtari)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Muhsijj, Nismëtari,
Çdo gjë e ka filluar i pari
Ai është Vetë dëshmitari.
59. EL-MUBDIJ
(Nismëtar’i krijimit)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Nismëtar’i krijimit,
Ai është Nismëtar’i zhvillimit,
Ai është Nismëtar’i përfundimit.
60. EL-MU’ID
(Rikrijuesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetët përveç Tij.
Ai është Rikrijues i Vërtetë,
Ai na ka krijuar n’këtë dynja
Na rikrijon n’ahiret-dyshim s’ka.
61. EL-MUMIT
(Jetëmarrësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Jetëmarrësi i vërtetë,
Sado m’u mundue, m’u përpjekë.
Nuk kemi shpëtim nga kjo jetë.
62. EL-HAJJ
(i Gjalli)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ne të vdekshëm, Ai është i Gjallë,
Jetën të gjithëve na ka falë,
Ai përsëri ka me na ngjallë.
63. EL-KAJJUM
(i Përjetëshmi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai, vetëm Ai, është i Përjetshëm,
Ne jemi të gjithë të përkohshëm
Sado me me qenë të devotshëm.
64. EL-VAXHID
(Kreatori)
All-llahu është Një,
S’ka tjetër përveç Tij.
Ai është Kreator, Krijues,
Krijues krejt origjinal
Kush s’beson është n’hall.
65. EL- MAXHID
(i Nderuari)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetët përveç Tij.
Ai është shumë i Nderuar,
Ai të gjithëve na ka krijuar,
Emri i Tij qoftë i lartësuar.
66. EL-VAHID
(Një, i Vetmi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Një, i Vetmi,
Lum ai që Atë e beson,
Shpirtin e vet e shpëton.
67. ES-SAMED
(i Domosdoshmi)
All-llahu është Një,
S’ka tjetër përveç Tij.
Ai është i Domosdoshëm,
Për gjithë i nevojshëm,
Që t’jemi të devotshëm.
68. EL-KADIR
(i Fuqiqshmi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i Fuqishëm, Kadir,
Ai çdo gjë vendos, cakton,
Fuqia e Tij këtë e garanton.
69. EL-MUKTEDIR
(i Gjithëmundshmi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveq Tij.
Ai është i Gjithëmundshëm,
Ai ka mundësi pa kufi
Si në Tokë, si në Gjithësi.
70. EL-MUKADDIM
( Lartësuesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i vetmi Lartësues,
Vetëm Ai të lartëson,
Vetëm Ai të përparon.
71. EL-MUEHHIR
(Poshtëruesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i vetmi Poshtërues,
Për të gjithë kush janë mohues,
Për të gjithë kush janë rrënues.
72. EL-EVVEL
(i Pari)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai gjithmon ishte i Pari,
Kur asgjë s’kishte në Gjithësi,
Kudo ishte Nuri-Drita e Tij.
73. EL-AHIR
(i Fundit)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai i Fundit ka me mbetë,
Kur të përfundon kjo jetë
Kur asgjë më nuk do t’ketë.
74. EDH-DHAHIR
(i Dukshmi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i Dukshëm kudo,
I verbëri s’mund t’a shoh,
Besimtari mund t’a njoh.
75. EL-BATIN
(i Padukshmi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i Padukshëm vërtetë
I Padukshëm për sytë tonë,
Por e sheh zemra, shpirti jonë.
76. EL-VALIJ
(Udhëheqësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Udhëheqës’i jetës,
Ai është Udhëzues i s’Vërtetës,
Ai është Udhërrëfyes i s’drejtës.
77. EL-MUTE’ALIJ
(i Gjithëlartësuari)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i Gjithëlartësuar,
Me asgjë askund i kufizuar,
Me asgjë për t’u krahasuar.
78. EL-BERR
(Bamirësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është shumë Bamirës,
Bamirësia e Tij s’ka kufi,
Për çdo krijesë në gjithësi.
79 ET-TEVVAB
(Pendimpranuesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Pendimpranues,
Pranon pendimin e mohuesve,
Pranon pendimin e ngatërruesve.
80. EL-MUNTEKIM
(Ndëshkuesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është shumë Ndëshkues,
Për të gjithë fe-mohuesit,
Për të gjithë shkatërruesit.
81. EL-AFUVV
(Mëkatfalësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Mëkatfalës.
Falë mëkatet e penduesve,
Falë mëkatët e përmirësuesve.
82. ER-REUF
(i Dhembshuri)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai ka shumë Dhembshuri,
Ai ka shumë ndieshmëri,
Për çdo krijesë të Tij.
83. MALIKU-L-MULK
(Mbretërues-mbajtësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Mbretërues i vërtetë,
Ai Vetëm Ai është që mbretëron,
Ai Vetëm Ai është çdo gjë sundon.
84. DHUL XHELALI VEL IKRAM
(Atij i takon mëshira dhe nderi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Atij i takon Mëshira dhe Nderi,
Ai çdo gjë çiftë e ka krijuar,
Në këtë jetë për t’na sprovuar.
85. EL-MUKSIT
(Drejtësi-dhënësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Drejtësi-dhënës,
Ai drejtësi prej nesh kërkon,
Drejtësia neve do t’na shpëton.
86. EL-XHAMI’
(Tubuesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i vetmi Tubues,
Atë ditë kur Ai do t’na tubon,
Mëkatarët do t’ thonë: Amon!
87. EL-GANIJ
(i Pasuri)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është më i Pasuri,
Ai për askend s’ka nevojë
Kush ka mend le ta kuptojë.
88. EL-MUGNI
(Pasuridhënësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetët përveç Tij.
Ai është Pasuridhënës,
Vetëm Ai dhuron pasuri,
Përse krenohesh o njeri?
89. EL-MANI’
(Privuesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetët përveç Tij.
Ai është i vetmi Privues,
Ai nga kotësirat na privon,
Sepse janë për t’mirën tonë.
90. ED-DAR
(Krijues i së keqes)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveçTij.
Ai është Krijues i së keqes,
Ai të keqen e ka krijuar,
Veç si shembull të shëmtuar.
91. EN-NAFI’
(Krijues së mirës)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Krijues i së mirës,
Ai të mirën e ka krijuar,
Shembull për të vepruar.
92. EN-NUR
(Dritë)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është krejt Nur-Dritë.
Dritë prej errësirave na shpëton,
Mendjen, zemrën dhe shpirtin tonë.
93. EL-HADI
(Udhëzuesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Udhëzues’i Vërtetë,
Na udhëzon drejt s’Vërtetës,
Na udhëzon n’udhëkryqe t’jetës.
94. EL- BEDI’
(Shpikësi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është Shpikës’i Vërtetë
Ai shpikë-njerëzit zbulojnë.
Zbuluesit këtë e dëshmojnë.
95. EL-BAKI
(i Përhershmi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i Vetmi i Përhershëm.
I Përhershmi të gjithëve na kujton
Këtu në tokë - përkoshmërinë tonë.
96. EL-VARITH
(Trashëguesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është i Vetmi Trashëgues,
Ai Vetëm Ai çdo gjë trashëgon
Ai Vetëm Ai çdo gjë posedon.
97. ER-RESHID
(Drejtuesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai vetem Ai është Drejtues.
Ai Vetëm Ai çdo gjë drejton,
Ai drejton për t’mirën tonë.
98. ESH-SHEHID
(Vështruesi)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është për çdo gjë Vështrues,
Vështruesi me lehtësi na vështron,
Vështrimi i Tij jetën tonë na lehtëson.
99. ES-SABUR
(Durimtari)
All-llahu është Një,
S’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është shumë Durimtar,
Nuk nxitohet për mëkatarë:
U jep kohë të pendohen,
U jep rastin të edukohen,
Me qëllim të përmirsohen.
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
———
Back