Dr. Umer Ehrenfelsi deklaron:
08/10/2008 15:32“Mësimet Islame janë vazhdimësi e zbulimeve hyjnore. Të gjitha religjionet e mëdha rrjedhin prej një burimi. Pejgamb-erët e përgatitën njerëzimin për paqe dhe dëshmuan se mësi-met dhe porositë e tyre nuk ishin veçse Frymëzime hyjnore. Pranimi i tyre do të thotë se je kërkues i Dashurisë, gjurmues i së Vërtetës Hyjnore.”
Termi “Islam”, në thelb ka kuptimin paqe, bindje, nën-shtrim ndaj vullnetit të Zotit. Historikisht, Feja Islame është feja e fundit prej feve të mëdha botërore në planetin tonë. Pejgamberi Muhammed (a.s.) është Lajmëtari i Fundit prej të Dërguarve e të zgjedhurve të All-llahut.
Pranimi i Fesë Islame nga pjesëtarët e feve të tjera nuk do të thotë mohim i fesë së tyre, por vazhdimësi e së Vërtetës së Përsosur. Ndryshimet ndërmjet religjioneve janë pasojë e ndërhyrjeve njerëzore. Njësimi është hyjnor. Themelin e këtj Njësi-mi e thekson qartë Kur’ani i Shenjtë në porositë e tij. Dëshmimi i kësaj do të thotë pranim i një fakti të vërtetë shpirtëror, që është i përbashkët për mbarë njerëzimin.
Në Fenë Islame theksohet më së miri Vëllazërimi Shpirtëror, ku nuk ka vend për racizëm, sektarizëm, qoftë nga ana kombëtare, gjuhësore, historike etj.
Koncepti i Dashurisë Hyjnore, që frymëzon dashurinë amnore, shprehet në Emrat e All-llahut (Esma ul-Husna), si: Er-Rrahman, Er-Rrahim, të cilët rrjedhin nga gjuha arabe prej rrënjës RHM. Një kuptim të përafërt simbolik e gjejmë edhe te Gëteja: (Das Ewing - Weibliche Zihet uns Hinan,) që ka kuptimin themelor: Mitër.
Këtë kuptim kanë fjalët e paharrueshme të Pejgamberit (a.s.), kur u tha shokëve të vet:
“Xhenneti qëndron nën këmbët e nënës.”
———
Back