DISA KESHILLA TE MUHAMEDIT A.S

30/06/2008 13:47

1.Nder vyrtytet me te larta jane:qe te vizitosh ,ate qe nuk te viziton,ti japesh atij qe nuk te jep,dhe tia falesh atij qe te ka bere dem.
2.Kush i posedon keto kater dhunti,ai eshte i lumtur:gruan e ndershme,femijet e degjueshem,miqte(shoket) e sinqerte dhe idaren(fitimin e mjeteve jetesore) ne vend te vet.
3.Shfrytezoj pese gjera para se te arrijne pse te tjera:Rinin tende para se te plakesh,shendetin tend para se te semuresh,pasurine tende para se te varferohesh,kohen tende te lire para se te angazhohesh dhe jeten tende para se te vdesish.
4.Kush e beson Zotin dhe diten e Kijametit(Gjykimit) le ti ben mire fqiut te tij,kush e beson Zotin dhe diten   e Kijametit.le te flet mire ose le te heshte."
5.Kush e strehon   apo kujdeset per nje jetim ose dy,duke qene i durueshem dhe i bindur,une dhe ai do te jemi ne Xhenet(afer)si keta dy gishta(duke aluduar gishtin tregues dhe gishtin e mesem)
6.Ai qe nuk ka meshire ndaj njerezve,Zoti nuk ka meshire ndaj tij.
7.Ai qe nuk eshte mirnjohes ndaj njerezve(per te mirat e bera)ai nuk eshte mirnjohes as ndaj Zotit ."
8.Kur ti degjosh fqinjet e tu   duke thene se ti je njeri i mire,mw siguri je i mire,ndersa nese i degjon duke thene se je njeri i keq,me siguri je i keq."
9.Kush deshiron prej jush per te shitur diçka nga pasuria e patundshme,le ti'a ofron ate spari fqiut te vet.
10.Kush blen ndonje send te vjedhur,duke ditur per te ,ai i eshte shoqeruar (vjedhesit)na marren dhe mekatin e tij.
11.Kush uzurpon ndonje pjese nga udha e muslimaneve(e pergjithshme) do te del ne diten e gjykimit duke bartur dheun e saj shtate pale toke.
12.Kur te deshirosh per tia zbuluar te metat-turpet,perkujto te metat dhe mungesta tuaja.
13.A e dini se çka eshte gibeti-pergojimi,shoket i thane:Zoti dhe i derguari i Tij e dine me mire.Ai u tha eshte te permendurit e vellaut tend me ate qe i vjen merzi.Njeri pyeti poqese ate qe them e ka vellai im?Muhamedi a.s i tha nese e ka vellai yt ate qe ia thua,ke bere gibet,e nese nuk e ka,ateher i ke bere shpifje atij.
14.Cilesit e munafikut (hipokritit)jane tri:kur flet genjen,kur premton nuk del ne bese dhe kur i besohet diçka tradhton.
15.Kush shkon tek faltori dhe i beson qe thote,ai e ka mohuar ate qe i ka zbritur Muhamedit a.s.(Kur'anin)
16.Ruanu nga qibri(mendjemadhesia)sepse qibri e ka shtyre shejtanin te mos i beje sexhde(perulje) Ademit.
    Ruanu nga lakmia ngase ajo e ka shtyre Ademin te haje nga pema e ndaluar dhe ruanu nga hasedi(zilia)sepse njeri prej dy bijeve te Ademit e ka mbytur tjetrin nga hasedi.Keto jane rrenjet e te gjitha mekateve.
17.Ka depertuar te ju semundja e popujve te meparshem:zilia dhe semira,inati,ato jane brisk i fese e jo i flokeve.Pasha Ate,ne dote te te cilit eshte shpirti i Muhamedit,nuk kemi per te hyre ne Xhenet deri te besoni,dhe nuk keni per te besuar deri sa te doni njeri-tjetrin,a doni te ju tregoj diçka qe kur te perdorni duhen mes veti?pershendetuni me selam me njeri-tjetrin.
18.Hasedi(zilia) i djeg punet e mira sikur qe i djeg zjarri drute,sadaka(lemosha) i shuan mekatet(gjynahet)sikur uji qe shuan zjarrin,namazi eshte drite e besimtarit,ndersa agjerimi eshte mburoje e tij nga zjarri.
19.Imani(besimi)dhe turpi jane shoke te pandashem,andaj kur ngritet njeri edhe tjetri.
20.Me i miri musliman eshte ai qe muslimanet(tjere)jane te sigurte nga dora dhe gjuha e tij.
21.Kenaqesia e Zotit eshte ne kenaqesin e prinderve,ndersa hidherimi i Tij,eshte ne hidherimin e tyre.
22.Me te vertet sinqeriteti(drejtesia)udhezon ne vepra te mira,ndersa veprat e mira udhezojne ne xhenet.Njeriu me siguri do te vazhdoje duke vepruar drejt,derisa te shenohet te Zoti njeri i sinqerte.Ndersa me te vertet rrena udhezon ne vepra te keqija,kur veprat e keqija udhezojne ne xhehenem.Njeriu me siguri do te vazhdoje duke rrejtur deri sa te shenohet edhe te Zoti,njeri rrenc.
23.Me e lavdishmja lufte eshte,fjala e vertet prane nje sundimtari zullumqar(mizor)
24.Kush vritet duke mbrojtur vetveten,ai eshte deshmor,kush vritet duke mbrojtur pasurine e vet,eshte deshmor dhe kush vritet duke mbrojtur familjen e tij ,ai eshte deshmor.
25.Ai qe deshiron per tu pergjigjur Zoti kur eshte ngusht,le ti lutet shpesh Zoti kush eshte i lire.
26.Kush e liron ate qe eshte ngusht,Zoti do ta liroje ate ne kete bote dhe ne boten tjeter.

 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja