Diabeti:5 pikat me te rendesishme qe shpesh lihen pas dore

12/08/2008 00:57

1. C’fare eshte diabeti?  Diabeti eshte nje semundje e rende qe ndryshon nje funksion  thelbesor te organizmit, aftesine per te perdorur me afikasitet ushqyesit si sheqernat, proteinat dhe yndyrerat.

Termi "diabet" identifikon, ne menyre kolektive, semundje aq te ndryshme per sa i takon mekanizmave pergjegjese per zhvillimin e tyre, por te mbledhura se bashku ne nje familje, sikurse shkruar mesipernga nje permbledhes i perbashket: pamundesi per te perdorur ne menyre korrekte ushqyesit. Te njohesh me saktesi shkakun qe shkakton diabetin ne nje person te caktuar eshte e rendesishme per te vendosur se cfare trajtimi eshte i pershtatshem per te.


2. Diabeti: perse nje '"epidemi globale". Eshte nje term i perdorur se fundi nga Organizata Boterore e Shendetsise duke njohur rritjen shqetesuese te frekuences se diabetit ne bote. Ne bote, jane rreth 150 milione individe qe jane te prekur. Nese vetem  tendenca te mbetejkostante, do te dyfishohen, 300 milione, ne 2010. Per fat te keq, evidencat tregojne nje rritje te tendences, qe do te thote se , ndoshta,  e nenvleresojme kete fenomen.

3. Perse diabeti eshte nje semundje e rende. Per te pakten tre motive. E para eshte se, siç thuhet dhe mesiper, eshte nje semundje jashtezakonisht e perhapur dhe ne nje rritje te vazhdueshme.

E dyta eshte rritja e vuajtjeve dhe te vdekjeve qe shoqeron kete semundje. Kjo do te thote qe diabeti shoqerohet ,pas nje fare kohe nga fillimi i semundjes, me te ashtequajturat komplikime. Keto demtojne ne menyre te pakthyeshme shikimin, funksionimin e veshkave dhe te sistemit nervor, pershpejtojne ne menyre te habitshme arteriosklerozen duke provokuar gangrene, infrakt, iktus ne tru. Per rrjedhoje nga e gjithe kjo, akoma sot, jetegjatesia e pacientave me diabet eshte e limituar,mesatarisht, 10 vjete.

Shkaku i trete per te cilin diabeti eswhte nje semundje e rende eshte se imponon kosto ekonomike shume te larta. Qe nga fillim vitet 90 kostot e dedikuara diabetit, vetem ne SHBA, i kane kaluar 100 miliarde dollare ne vit. Asnje semundje tjeter kronike, nuk ka kosto kaq te larte.

4. Cfare mund te behet per te mbydhur kete plagen e diabetit. Sot eshte e mundur te trajtosh me efikasitet shume forma te diabetit. Dhe eshte provuar se kjo redukton ne menyre te dukshme komplikimet. Por qe te kesh avantazhe nga mundesite aktuale terapeutike eshte e rendesishme te sensibilizohen per rendesine e diabetit, si ne nivel te personave ashtu edhe te administratave. Vetem permes nje sjellje te kujdeseshme dhe nje edukimi te pacientave ashtu dhe te administratoreve ky objektiv mund te arrihet.

Kerkimi ka patur fitime te medha ne sektorin e parandalimit. Per shembull, nderhyrjet e bera per te modifikuar faktoret ambientale sic jane inaktiviteti fizik dhe gabimet  e ushqimimit kane treguar, ne disa raste, efikasitetin e tyre per te parandaluar. Per disa forma diabeti, ka qene e mundur te identifikosh, me saktesi, edhe faktoret gjenetike qe shkaktojne semundjen.Ne te ardhmen, kjo mund te lejoje zbulimin e strategjive te kurimit e te parandalimit te aplikueshme ndaj çdo pacienti me diabet.

5:Pengesat me te medha ndaj zbulimit te strategjive te dobishme per te luftuar diabetin: E PARA ti njohet per ti kaluar, diabeti, ndryshe nga semundje te tjerakronike, eshte nje semundje e lene pas dore edhe pse eshte shpesh e padukshme, ne gjendje te qendroje e heshtur per shume vite deri sa te shfaqet me deme te pa rregullueshme. Vetedija per kete gjendje eshte shtuar shpjejt ne dhjetevitet e fundit ne Ameriken e Veriut dhe ne shume vende te Europes por jo aq shume ne Shqiperi.

Sipas, pengesave ndaj Kerkimeve Shkencore, pengesa qe ekzistojne ne çdo vend por qe jane vecanarisht serioze ne vendin tone. Kerkimi mbi diabetin eshte i nenfinancuar ne shume vende, perfshire, natyrisht, vendi yne. Kjo ben qe kjo semundje te avancoje çdo dite e me shume. Behet fjale per nje problem madje dhe politik mjaft te rende per aresyet qe renditem mesiper   e qe duhet perballuar ne menyre serioze dhe me fondet e duhura.
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja