Acidet omega-3-yndyrore të dobishme për zemër dhe enë të gjakut
14/08/2009 01:02Studimet e reja vazhdojnë të sugjerojnë se acidet omega-3-yndyrore zvogëlojnë dukshëm rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe enët e gjakut.
Një studim i realizuar së fundmi te 81 të sëmurë nga diabeti tip 2, ka treguar se dhënia e suplementeve me acide omega-3-yndyrore zvogëlon nivelin e homocisteinës- që është njëri nga faktorët e rrezikshëm për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.
Rezultatet e publikuara në revistën “Nutrition, Metabolism & Cardiovascular Diseases” tregojnë se doza dobiprurëse e acideve omega-3-yndyrore ishte 3 gramë në ditë për një periudhë dymujore.
———
Back