Poezi
LUTJE, POEZI NGA RABIA EL ADEVIJJA
02/01/2009 19:05
RABI’A EL-ADEVIJJA
(717-801)
L U T J E
O Zot,
Nëse unë të lutem,
Nëse unë të adhuroj,
Nga frika e xhehenemit
Që të shpëtoj,
Më digjë-në zjarrin e tij
Qysh tani!
O Zot,
Nëse unë të lutem,
Nëse unë të adhuroj,
Nga shpresa për Xhennet,
Që aty të hyjë,
Qysh tani,
M’i mbyllë dyert e Tij!
Por, unë të lutem,
Unë Ty,o Zot, të adhuroj,
Vetëm pse të dashuroj.
Atëherë, me falje të ndershme,
Më falë mëshirën Tënde,
Mëshirën Tënde të përhershme,
Që t’a shoh Bukurinë e Shkëlqyeshme,
Bukurinë Tënde të Madhërishme!
Përktheu nga...
>>
———
GJUHA, POEZI NGA IMAM HASAN EL-BASRI (642-728)
17/12/2008 12:14
IMAM HASAN EL-BASRI
(642-728)
GJUHA
Ai
I cili
Gjuhën
Nuk
E frenon,
Ai,
Fenë e vet
Kurrsesi
S’mund
Ta kupton…
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
>>
———
ZGJIMI I MBRENDSHËM, POEZI NGA MEVLANA XHELAL EDDIN RUMI
15/12/2008 14:27
MEVLANA XHELAL ED-DIN RUMI
(1207-1273)
ZGJIMI I MBRENDSHËM
Ky vend
Është një ëndërr,
Vetëm një i përgjumur
E pranon këtë jetë
Si të vërtetë.
Atëherë,
Kur vdekja të vjen
Sikur agimi,
Duke të përshëndetur
Dhe zgjohesh fytyrë qeshur.
Ajo çka menduat
Nuk ishte fatbardhësi
Ishte mjerim,
Fatkeqësi…
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
>>
———
DITURIA APO PASURIA, POEZI NGA H.IBN ABASI r.a.
14/12/2008 14:12
HAZRETI IBN ABASI (r.a.)
DITURIA APO PASURIA ?
Dituria
Është më e mirë
Se pasuria,
Sepse dituria
Është trashigimi
E të Dërguarve
Të Perëndisë,
Kurse pasuria është
Trashigimi e faraonëve,
Armiqëve të njerëzisë…
Diturinë
I Madhi Zot
Ia dhuron
Atij që e do,
Kurse pasurinë
Ia ofron
Edhe atij
Që s’e meriton!
Kur të vdes i pasuri
Askush s’e përmend,
Nëse pasurinë
Nuk e ka shpenzue me vend.
Kurse i dituri
Kur të ndërron jetë,
Atëherë emri tij
Përmendet me dashuri
Deri në përjetësi…!
Mbas vdekjës i pasuri
Do të jep llogari
Për pasurinë e tij,
Si e ka...
>>
———
BURIMI, POEZI NGA HAFIZ SHIRAZI (1325-1388)
12/12/2008 22:02
Hafiz Shirazi
(1325-1388)
B U R I M I
Aq shumë lot
Kam derdhur
Duke vajtuar,
Sa kushdo
Që do t'më
Kishte takuar
Do të habitej.
Nga habija
Do të pyeste:
Lum miku im,
Cili është
Ky burim?
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
>>
———
PREJ ZGJIMIT NË ZGJIM, POEZI NGA MEXHID YVEJSI, GJAKOVË
11/12/2008 13:47
PREJ ZGJIMIT NË ZGJIM
( Myderrizit -
haxhi mulla Sherif ef. Ahmeti )
(1920-1998)
Në përvjetorin e dhjetë –
në jetën e vërtetë
Prej zgjimit në zgjim
Dhjetë vite në amshim.
Kur gjithçka ishte duke u kalbur
Kosovës fytyrën ia ke zbardhur.
Idhujt e vjetër kurrë s’të trembën
Idhujt e rinj para syve t’u shembën.
Kur të tjerët flinin – ti ishe zgjuar
Si Hëna e Re - përherë e praruar.
Kah vetëvetja kur u ktheve
Shkëndij’e Diellit përmes reve.
Lidhe brigje përmes urës
Që mos dalim jashtë lëkurës.
Gjuhën amtare e pasurove
Fjalën e All-llahut e lartësove.
Fjalën...
>>
———
DY DËSHIRA, POEZI NGA MEXHID YVEJSI, GJAKOVË
10/12/2008 16:06
DY DËSHIRA...
Për mjekrrën
E zbardhur,
Nga pesha
E moteve,
Ndiej lumturii...
Për rrezet e Diellit
Pas errësirës,
Do t'këndoj
Më të bukurën
Iilahi...
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
>>
———
NJË BUZËQESHJE, POEZI NGA A.AJSHE, 11 VJEÇARE, SHBA
09/12/2008 21:41
NJË BUZËQESHJE
POEZI SHPIRTËRORE
(Shkruar nga: A.AJSHE, 11-të vjeçare, SHBA)
Një buzëqeshje është lëmoshë-sadaka
Pejgamberi (a.s.) kështu urdhëroi e tha.
Një buzëqeshje është lëmoshë-mirësi
Dhuroja me gëzim kujdo që e njeh ti.
Një buzëqeshje është sadaka-lëmoshë
Pranoje, dhuroje, kudo që të shkoshë.
Një buzëqeshje është lëmoshë e çmuar
Buzëqeshë-do të jesh i lumtur, i gëzuar…
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
>>
———
All articles